Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë/ PD akuza Ramës: Do lirohet njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve

Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë/ PD akuza Ramës: Do lirohet njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve

Selia e PD

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e cila rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit dhe ka pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale PD thekson se "një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nënkujdesin e plotë të Edi Ramës".

Deklarata e plotë:
Dritan Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin! Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nënkujdesin e plotë të Edi Ramës. Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve derinë 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdopunonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar. Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një Vangjush Dako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmed të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë! Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënsve dhe kriminelëve më të rrezikshëm tëliruar gjatë qeverisë së Edi Ramës! Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjës, Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë. Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnëbiznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarkanga pasuria kriminale. Partia Demokratike dënon me ashpërsi përpjekjet e Edi Ramëspër t’i dhënë zemër krimit të oganizuar me të tilla vendime tëturpshme gjykatash shërbëtore të këtij sistemi që shqiptarët do ta shembin në 16 Shkurt!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 08/02/2019 22:48

    PD po behet parti qesharake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty