Dritan Mehmeti ka marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit, pas largimit të Ilir Dajës. Siç njofton ekipi i Partizanit sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022, në drejtimin e Dritan Mehmetit.
‘Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 - 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.
Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv "Fooball Republic" për takimin ndaj Egnatias.’- njofton ekipi i Partizanit.
Dritan Mehmeti, erdhi në krye të ‘Demave të kuq’, pas largimit të Ilir Dajës, për rezultatet negative në klubin e kuq, sidomos pas humbjes në derbi me Tiranën me datë 24 dhjetor kur Daja dha mesazhe lamtumire.