Humbja në derbi rezulton fatale, 2022 ndan rrugët e Partizanit me trajnerin Ilir Daja

Ilir Daja dhe Partizani nuk do jenë sëbashku në vitin 2022. Burime të Report TV bëjnë me dije se në takimin e shumëpërfolur me drejtuesit është vendosur që trajneri të marrë përgjegjësi për rezultatet negative në klubin e kuq, sidomos pas humbjes në derbi me Tiranën me datë 24 dhjetor kur Daja dha mesazhe lamtumire.

“Unë do ulem edhe me drejtuesit sepse dikush do mbaj përgjegjësi për gjendjen e Partizanit. Sigurisht në këto raste përgjegjësinë e mban trajneri. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur dhe arsyet që ne kemi lënë pikë rrugës do mundohemi që të gjejmë një zgjidhje për Partizanin”, deklaroi Daja.

Daja ka dhënë edhe më herët dorëheqjen nga Partizani pas humbjes në derbin e parë, por në atë moment drejtuesit refuzuan, ndërsa tani është vendosur për t’i ndarë rrugët.

Ende nuk ka një emër se kush mund të jetë zëvendësuesi i Ilir Dajës te Partizani, por në stërvitjen e sotme në mungesë të Dajës drejtimin e mori Renaldo Kalari.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 27/12/2021 12:48

    Te marre shembull Lulzim Basha qe humbi kater here dhe prape nuk e pranon doreheqjen.

    Përgjigju
    • O tej: 27/12/2021 21:29

      Duhet qethur me bixhak

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin