Dritan Zenuni : Françeska e pjekur
vetëm për gjëra negative

Dritan Zenuni : Françeska e pjekur <br />vetëm për gjëra negative
Një nga qëllimet e tij ishte të ndryshonte situatat brenda shtëpisë së Big Brother, por nuk ia doli dot, sepse votat e publikut e nxorrën jashtë këtij reality show. Dritan Zenuni, volejbollisti nga Vlora, mendon se u penalizua nga publiku pasi hyri me vonesë në BB. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, ai vlerëson se do të jetë Liami fitues i këtij reality show, pasi asnjë nga banorët nuk ka qenë në nivelin etij. Duke u ndalur tek konkurrentja 19 vjeçarja, Françeksa Jace, ai thotë se ajo është një adoleshente e pjekur vetëm për gjëra negative, ndërsa lidhja e saj me Ermalin, sipas tij bëhet vetëm për efekt loje.

Dritan si ndiheni tani që ka mbaruar eksperienca juaj në BB?

Ndihem mjaft mirë dhe shumë i realizuar. Megjithatë dalja ishte surprizë për mua, sepse pretendoja të isha deri në gjysëmfinale, duke njohur edhe kapacitetin e banorëve që ishin brenda shtëpisë.

Si ishte kjo eksperiencë për ju?

Mund të them se më solli kënaqësi, emocione, përballje me karaktere të ndryshme, etj. Big Brother më ka dhënë edhe disa ngjyra të tjera, më ka ndihmuar në biznesin tim, sesi të komunikojë më mirë me njerëzit. Ky reality show të jep një tjetër formim dhe të jep mundësinë për të qenë një person më i plotë si person.

Mendoni se ju bëri të njohur?

Edhe mua si shumë të tjerë më ka bërë person publik dhe kjo më sjell më shumë kënaqsi.

Kush mendoni se do ta fitojë këtë reality show?

Liami, përveç atij nuk e meriton asnjë banorë. Ai është i vetmi që është përpjekur ti njoh të gjithë konkurrentët, të mirë apo të këqinj qofshin ata. Nuk ka ndejtur indiferent ndaj asnjë prej banorëve. Në rastin tim ka qënë shumë i afruar, ndryshe nga banorët e tjerët që u treguan indiferent.

Pse u pozicionuat përkrahë tij?

Pozicionimin e bëra me bindjen më plotë dhe jo për strategji. Në grup kemi qenë vetëm unë, Liami dhe Geri, sepse Arbëri e kishte hequr “kapuçin” e Liamit dhe nuk ishte me ne. (qesh)

Po për Arbrin ç’mendim keni, e shihni si një banorë të fortë?

Arbëri ka qenë që nga fillimi një fans i Liamit. Shumë prej shprehjeve dhe mendimeve i ka marr prej tij, pra është kopja e tij dhe nuk mund ta quaj aspak një pretendent të fortë.

Një nga banorët që keni debatuar ka qenë Ermali, cfarë nuk shkoi mes jush?

Ermali nuk më njeh. Unë hyra me vonesë dhe ai nuk arriti të më jepte mundësinë për të më njohur. Se çfarë donte të dinte rreth meje apo banorëve të tjerë, në shtëpi dërgonte dy zaret e tij Françeskën dhe Gentën. Këtë bënte Ermali asgjë tjetër. Kishte 2 muaj që donte të studionte banorët, por mesa duket nuk i ka studiuar sepse nuk po shpërthen ashtu siç kishte premtuar. Por BB po mbaron dhe ai nuk ka bërë ende asgjë.

C’mendim keni për Françeskën, meqënëse jeni të dy nga Vlora?

Françeska është 18 vjece dhe është e pjekur vetëm për gjëra negative. Jo një shtëpi që fut në sherr por edhe dy shtete bashkë. Françeska shquhet vetëm për thashetheme.

Po lidhja e Ermalit me Franceskën si ju duket?

Ata nuk e njohin njëri- tjetrin. Ndonëse pretendojnë se nuk luajnë, ata lojën e kanë bashkë. Ndërsa si lidhje ajo nuk më quhet e tillë sepse bëhet vetëm për lojë. Madje edhe debatet që ata krijojnë me njëri-tjetrin, është pjesë e lojës që kamerat të përqëndrohen tek ata.

Ndoqët ndonjë strategji brenda shtëpisë?

Strategji them se kam bërë, por kur hyn aty brenda ato strategji ranë. Kjo për faktin se situatat dhe debatet e ndryshme që krijohen në Big Brother të ndryshojnë çdo gjë.

Cfarë mendoni se ju penalizoi?

Më penalizoi shumë hyrja me vonesë. Sepse publiku e kishte krijuar pëlqimin për banorët. Nëse unë do të debatoja me njërin apo me tjetrin do të mendoni që unë isha i keqi aty brenda. Duhej kohë që unë të krijoja një ëmbëlsirë dhe më pas hidhërimin.

Ç’mendim keni për vajzat e BB5?

Përveç Gerit vajzat e tjera nuk ia vlen të flas, derisa nuk fola edhe brenda.

Kush mendon se do të dal këtë javë?

Françeska mendoj se dal për faktin se është shumë e djallëzuar, buzëqeshjen e ka shumë të shtirur, ajo buzëqesh shumë fallco dhe kur qesh bëhet edhe më e shëmtuar.

Do të ruani kontakte me të gjithë banorët e BB?

Me të gjithë do të ruajë kontakte. Pas post Big Brother aty do të mbyllen të gjitha.

Cilin konsideroni si mikun më të mirë brenda shtëpisë?

Liami ishte miku më i mirë, për arsyet që i përmenda më lart.

Cilat kanë qenë momentet më të bukura brenda BB?

Në BB kam kaluar shumë momente të bukura që nga fillimi deri në fund. Jam munduar ta shijoja në maksimum këtë eksperiencë, përveç momentit kur fola me nënën time, por u lumturova kur e gjeta mirë kur dola jashtë BB.

Jeni i dashuruar?

Jo. Nuk e kam gjetur ende personin e duhur.

Do ta keni më të lehtë tani që u futët në BB?

Edhe pas BB do të jem në kërkim të femrës së duhur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave