Ylli Pata: Dritëhijet e trillerit grek të Ilir Metës

Ylli Pata: Dritëhijet e trillerit grek të Ilir Metës

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Ndërveprimi publik i ish-presidentit Ilir Meta, e bashkëshortes së tij, deputete e ish-kryetare e LSI-së, është fiksuar në rrjetet sociale që prej javës së parë të gushtit.

Por u desh një lajm i publikuar në TemA, që të prodhohej një triller i çuditshëm, i cili e pati terrenin në rrjete sociale e blogosferën e diskutimit publik të Tiranës.

Interesante megjithatë, është fakti se gjithë kjo frenezi ndërveprimi fsheh mjaft dilemma, e çudit fakti pse u ndodhëm, madje ndodhemi në një rrumujë ngjarjesh e versionesh, edhe pse në thelb, kemi të bëjmë me një lajm gossipi, apo njoftim vere.

Të dielën në darkë u publikua lajmi në gazetën TemA, ku theksohej se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku më familjen po kalon fundjavën në Skiathos të Greqisë, ku janë akomoduar në një strukturë luksoze turistike. E sipas çmimeve të Elivi Hotel, aty kushtonte 630 euro nata.

Lajmi u publikua në mbrëmje, e natyrisht pati interes leximi, siç kanë lajme të tilla me personazhe të rëndësishëm.

Por, sapo ka gdhirë e hëna, Ilir Meta, ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale një selfie nga Saranda, ku ka përshëndetur ndjekësit. Në shprehje shfaqej i qeshur i relaksuar, mesazh që duket e përcillte edhe veshja e tij verore ekstravagante ngjyrë pink.

Nuk kaloi shumë, e selfie solo u kthye çift. Bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, publikoi një selfie të dytë, së bashku me të shoqin po nga Saranda. Thuajse i njëjti vend, por një kënd tjetër shkrepje fotografie. Njësoj si selfie e Metës, edhe dyshja shpërndante pamje te qeshur e të relaksuar, të veshur në mënyrë verore e sportive. Zonja Kryemadhi mbante një bluzë ngjyrë-ulliri me një tokëz rrethore druri në krahun e majtë.

Kryemadhi, përveç përshëndetjes nga Saranda, të cilën e kishte dhënë edhe Ilir Meta më parë, theksonte se do të takoheshin me LRI-në në Jalë, siç tashmë është bërë rit. Po çne LRI? A ishte LRI-Lëvizja Rinore për Integrim? Me shkrirjen e LSI-së e riemërimin e saj në Parti e Lirisë, si quhet tashmë LRI? Nejse.

Më pas Monika Kryemadhi poston një tjetër foto me të shoqin dhe një fëmijë të vogël, duke mos e treguar vendodhjen.

Por pas këtyre postimeve, në disa media u publikuan fotot e makinës që përdor ish-Presidenti dhe Monika Kryemadhi në këmbë pranë sportelit të policisë së kufirit në pikën e kalimit në Kakavije.

E pas një pauzë thuajse gjithë ditën e natën, në mëngjes zonja Kryemadhi postoi një tjetër foto me ish-Presidentin Ilir Meta. i cili kësaj radhe nuk ishte me ngjyra verore, por me pantallona të gjata xhins blu e me këmishë me mëngë të gjata me vija blu. Pamja nuk ishte më e qeshur, as e relaksuar, por paksa me inat alla-Trump.

“Për të gjithë ata që ngatërrojnë qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe shumë lirë vetëm 118 euro nata. Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama”, shkruan zonja kryemadhi në shënimin pranë fotos familjarë ku siç thotë është pranë liqenit të famshëm pasi ka jetuar deri sa vdiq dhe Ali Pashai.

Të gjithë këto ndryshime frenetike në një hark të vogël kohor, të çojnë në një mendim se ka diçka që nuk shkon këtu. Sepse s’merret vesh: ka qenë në Sarandë, Jalë, Janinë, apo Skiathos?

Po ç’lidhje ka? Mund të ketë qenë ku të dojë, e s’kanë pse i japin llogari askujt si Iliri ashtu edhe Monika. E s’kanë pse xhanëm, ende është e pakuptueshme përse u fry kjo furtunë në gotë. Mund të kishte dy rreshta : Kemi qenë në Skiathos, ose nuk kemi qenë në Skiathos. E çështja u mbyllte, Siç është mbyllur herë pas here, me çdo politikan, për të cilin mediat kanë shkruar se ka qenë këtu apo atje.

Ndërkaq, nuk duket se merr ushqim teza se Meta-Kryemadhi janë namuzqarë, e i vjen zor të tregojnë në publik se paskan qëndruar në një hotel që kushton pak si shtrenjtë. Përvoja e tregon se ky nuk është rasti. Ata nuk e fshehin se jetojnë në banesa luksoze apo zotërojnë asete pasurish të patundshme të konsiderueshme. Madje mediat tona janë plot me lajme mbi pasurinë e Ilir Metës.

Po atëherë përse po tentohet të përdridhet destinacioni real, duke e kthyer një udhëtim fundjave në një “tragjedi greke”. E këtu, duket se shtohen më shumë pikëpyetjet e kësaj fundjave, më shumë se sa çështja e namuzit për kostot e fryra. A ka pasur takime “diplomatike jo formale” në udhëtimin e parë të njohur të ish-Presidentit në vendin fqinj. Pikërisht në një kohë kur situata mes dy vendeve është e nderë. Meta, ka mbajtur gjithnjë relacione të mira me politikanë e autoritete greke. Kur ishte President, ka dekoruar ambasadoren greke në Tiranë, e cila kishte një aktivitet të dendur pro “helenizimit të Himarës”, si dhe i dha shtetësinë shqiptare, Kryepeshkopit Anastas Janullaos.

Meta, nga ana tjetër, së bashku me Sali Berishën, ka përkrahur deklaratën e takimit të Athinës, ku Micotaqis thirri krerët e Ballkanit, duke mos ftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Përshëndes pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atë të merituar të Republikës së Kosovës, duke menduar gjithmonë, se politika e integrimit europian është një politikë bashkimi dhe jo përjashtimi, një politikë që përshtatet me filozofinë e Procesit të Berlinit duke përjashtuar nismat individuale që krijojnë tension.

Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook, për takimin e Athinës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 29/08/2023 19:29

    Duken si dy cuna xhaje

    Përgjigju
  • O tej: 29/08/2023 18:40

    U shkerdhefta Kina nenen ketij cifti te qelbur.

    Përgjigju
    • Edi rama: 29/08/2023 23:02

      Dhe ty montrent o shkerllate

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë