Avokatët e Ilir Metës kanë bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme, që ish-Presidenti të mos qëndrojë në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore.
Kjo është kërkesa e dytë në GJKKO për këtë çështje dhe vjen në një kohë që në 27 prill nis gjyqi në themel në Gjykatën e Posaçme, për dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta, pjesë e së cilës janë edhe të pandehur të tjerë.
Më herët, në dhjetor të vitit 2025, Meta në kërkesën drejtuar GJKKO-së që të mos qëndronte në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore, kishte theksuar se kjo masë ishte tejet poshtëruese për të. Të njëjtën kërkesë për të mos qëndruar në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore e ka bërë në GJKKO më herët edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Meta, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, bashkë me Kryemadhin kanë kërkuar gjykim të zakonshëm. Ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Mbi këtë kërkesë do të shprehet trupa gjykuese në themel, në rast se do pranohet ndarja e Kryemadhit dhe e Metës nga tre të pandehurit e tjerë, apo nëse ata do të gjykohen si grup.
Ndërsa në rrjete sociale, Meta shkruan se pret me padurim "të hënën, seancën e parë të gjykimit në themel, përballjen midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, midis ligjit dhe falsifikimit".
"Nuk keni parë asgjë akoma nga çështja DIA.
Ja kalon edhe një skenari Hollivudian.
Nesër, Z. Tedi Blushi, pasi ju njohu më herët se si Znj. Rebecca Gaskin shkarkoi Z. Kastriot Ismailaj si Administrator të DIA-s, do t'ju njohë se si Rebecca bashkë me Ramën emëruan si Administrator të DIA-s shoqëruesin e Zv/Kryeministrit në atë kohë.
Por më interesant është fakti se ky "Administrator i ri":
KURRË nuk e pa vulën e DIA-s.
KURRË nuk i pa dokumentat e DIA-s.
KURRË nuk ka qenë te adresa e DIA-s.
KURRË nuk ka nënshkruar si përkthyes i gjuhës angleze pranë QKR-së, pasi nuk dinte anglisht.
Në anglisht ka deklaruar nuk është shkrimi im.
"Vetëm kur dëgjova në televizione më vonë, e kuptova se çfarë ishte DIA", - ka dëshmuar "Administratori" i emëruar nga Rama dhe Rebecca në QKR.
Vetëm një herë thotë kam takuar Rebecca-n si një shoqe e një shokut tim.
Prisni se çuditë nuk mbarojnë.
Vetëm ju lutem, se DIA-n do t'ja u zbërthej unë në çdo qelizë, por bëni një pyetje te SPAK-u, si po ecën çështja e 479 milion eurove të shqiptarëve që Rama ja fali CEZ-it?
Edhe më interesant është fakti se edhe pse nuk dinte anglisht, në emrin e tij, në gjuhën angleze, pa dijeninë e tij, ishin nisur shumë dokumenta zyrtare.
Çdo ditë do të keni të reja nga fronti i mashtrimit dhe falsifikimit.
Nuk do të ketë pushim as të shtunën dhe as të dielën",- shkruan Meta.
-------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Kujtoni videon kur bente si i cmendur kunder policeve bashkiake kur ishte president ky.Pra nuk meriton asnje favor.Nqs gjithe te burgosurit e tjere jane ne kafaz atehere edhe ky duhet te jete ne kafaz.
Përgjigju