Drithëroi Barcelonën, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në prag të festës së pavarësisë ka vlerësuar me çmimin “Kalores I urdhrit të Flamurit” klubin e futbollit të Flamurtarit. I gjendur në Vlorë enkas për këtë rast, Meta u shpreh se ky vlerësim jepet me motivacionin “për rezultate historike ne futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për Kupat e Europës në sezonin 86-87, duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.”

Flamurtari në atë sezon u eliminua nga Barcelona në “Europa League” vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare. Në Vlorë ndeshja e parë do të përfundonte me shifrat 1-1, ndërsa sfida e kthimit në “Cam Nou” u mbyll me porta të paprekura. Ndërkohë Meta vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër I madh” ish-futbollistës e Flamurtarit Kreshnik Çipi, Rrapo Tahon, Sokol Kushtën dhe Latif Gjodedajn

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja