Idhulli i adoleshentëve Justin Bieber ka kaluar një moment të vështirë ditën e djeshme.
Kjo pasi në autobusin e turit të tij muzikor është gjetur një sasi droge.

Këtë ka bërë të ditur Policia suedeze ditën e djeshme gjatë një kontrolli të bërë në autobusin e Bieber, për shkak të erës së fortë të Marijuanës që nuhatej në rrugë.
Bieber ndodhej në Stokholm për koncertin e radhës dhe siç duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për të.

Më tej policia tha se droga e gjetur është dërguar në laborator për analiza.
Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë me yjet e Hollywood-it, pasi pak javë më parë një sasi droge u gjet në autobusin e këngëtares Rihanna.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com