Drogë nga 'Lugina Vilunit' prokuroria
76 vite burg për shtatë të pandehurit

Drogë nga 'Lugina Vilunit' prokuroria<br />76 vite burg për shtatë të pandehurit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 76 vite burg për 7 të pandehurit nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge mbetur në tentativë arrestuar me operacionin “lugina e vilunit”.

Pretenca ndaj të pandehurve u lexua këtë të mërkurë në gjykatën e krimeve të rënda ndërsa pritet tashmë vendimi i gjyqtares Iliriana Olldashi. Më 11 tetor 2014 policia arrestoi Mikel Hoxhën, Idrit Rrajan, Ervis Sulon, Leonidha Dhimojanin, Mirjan Vitajn, Alfred Sylin e Kristjan Çokajn e sipas uniformave blu këta shtetas tentuan të trafikonin drejt italisë me skaf 700 kg kanabis.

Në këtë operacion u fol dhe për Bardhok Pllanajn si një person i dyshuar dhe që u fsheh në automjetin e ish deputetit Mark frroku, por nga ai momenti emri i tij nuk u përfshi as në hetime dhe nuk u dërgua as në gjykatë.

Lugina Vilunit, Pretenca e akuzës
Mikel Hoxha 16 vite burg 
Indrit raja 14 vite burg 
Ervis Sulo 14 vite burg 
Kristian Çokaj 10 vite burg 
Leonidha Dhimojani 10 vite burg 
Alfred Syli 10 vite burg
Mirjan Vitaj 12 vite burg

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar