GREQI - Një operacion i madh antidroge është zhvilluar ditën e djeshme nga policia greke, duke bërë të mundur ndalimin e 422 kilogramëve marijuanë dhe heroinë, e cila ishte nisur nga Shqipëria.
Burimet policore thanë se droga transportohej me furgona dhe magazinohej në Korinth dhe Volos, duke pasur si destinacion Holandën.
Policia greke bëri të mundur ndalimin e 6 personave, 4 shtetas shqiptarë e 2 shtetas grek. Shqiptarët janë 3 meshkuj të moshës 30, 25 dhe 22 vjeç si edhe një femër 18 vjeçare, ndërsa janë arrestuar edhe dy drejtuesit e automjeteve me kombësi greke.
Të arrestuarve përveç drogës u janë sekuestruar dy furgonë, 2900 euro dhe 8 celularë.
(aq/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com