Droga 'ndez' Kuvendin, Berisha
sulmon Tahirin, Rama e mbron

Droga 'ndez' Kuvendin, Berisha<br />sulmon Tahirin, Rama e mbron
TIRANË - Ishte parashikuar që seanca e kësaj të enjteje të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar të Kuvendit, por debatet që në nisje të saj për përfshirjen apo jo në rend të ditës të projektligjit për turizmin, bënë që Kuvendi të “shtyjë” pushimet e të mbajë seancë të posaçme për këtë draft të hënën e 27 korrikut, e për tja lënë radhën kështu sesionit të ri në shtator.  
 
Marrëveshja me SHBA-në për luftën për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit ndezi debatet mes mazhorancës dhe opzoitës në një pjesë të mirë të seancës. Ish-kryeministri Sali Berisha drejtoi gishtin e akuzës ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku nuk ngurroi ta etikonte si rrugaç Tahirin. Ministri nga ana e tij ringriti akuzat ndaj djalit të ish-kryetarit të PD për Gërdecin.
 
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë Rama e bëri duke i cilësuar akuzat e Berishës si deklarata që e tejkalojnë pragun psikiatrik.

“Nuk është çështje politike por psikiatrike dhe s’është objekt i debatit politik por i spitalit psikiatrik. Kur thuhet se ne kemi mbështetur policinë e shtetit ne nuk mund të mos kujtojmë se familja e ministrit Tahiri u vu në një sulm terrorist me bomba jo vetëm nuk pati asnjë shprehje solidariteti por pati reagim përtej politikës dhe përtej asaj që përbën politikë Reagime që pa më të voglin dyshim i shërbejnë fushës së psikiatrisë Askush ndër ne nuk u cua të thotë se grupi i strukturuar kriminal që vuri bomba për të goditur familjen ishte i urdhëruar nga ju se ishin miqtë tuaj, askush nuk e tha. Eshtë jashtë imagjinatës tonë. Papritur na del se vrasësit e efektivit na qenkan miqtë e ministrit. Sigurisht s’do hyjmë në debat ne jemi shumë të vendosur që mos i ndajmë njerëzit në tanët e tuajt në këtë betejë. Ne kemi vendosmërinë që nëse me përgjegjësinë e tyre marrin përsipër akte kriminale tu tregojmë vendin përmes forcës së ligjit dhe shtetit dhe nuk mund të akuzohemi, por të njihet si një standard i ri në sjelljen  e policisë së shtetit. Përgjegjësia është individuale”, - tha kreu i qeverisë. 
 
Ndoshta duke mos e pritur daljen e Ramës në foltore Berisha nuk priti për replikë, por këtë e bëri kryetari i grupit demokrat Paloka. Kur mbaruan akuzat deri diku politike Rama e Paloka e kaluan në një sens më të ngushtë kanalin e batutave për njëri-tjetrin.

 
Edhe pse jo i pranishëm në sallë, ish-kryeministri Berisha është bërë “molla e sherrit” për një debat mes dy deputeteve më të vjetra në Kuvendin e Shqipërisë Arta Dade dhe Jozefina Topalli.

Ora 20:16  Kuvendi miraton 13 projektligje të rëndësishme, edhe  marrëveshjen me SHBA
 
Me miratimin e 13 projektligjeve të rëndësishme u mbyll seanca e sotme plenare në Kuvend, mes të cilave edhe marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike.

Seanca e sotme e cila nisi rreth orës 11:00 u shoqërua me debate e akuza midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, teksa diskutoheshin projektligjet.

Seanca u mbyll rreth orës 20:16 me njoftimin që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri për seancën e rradhës plenare e cila do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.

Më poshtë projektligjet që u votuan sot:
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit” u votua me 92 vota pro.
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Program për sektorin e ujit/program për furnizimin e zonave rurale me ujë III” u votu me  96 vota pro , 0 kundër, 0 abstenim.
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III” u votua me  96 por, 0 kundër, 0 abstenim.
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), në lidhje me marrëveshjen e huasë në shumën 40 milionë euro ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) dhe KfV Frankfurt am Main (“KfV”), në mbështetje të projektit “Efiçenca Energjetike - Programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike” u votua me 96 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.
 
- Projektligji “Për ratifikimin marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a (Agjencia zbatuese e projektit) dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), për shumën 20 milion euro,për programin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit” u votua me 94 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë” u votua me 95 vota pro, 0 kundër,  0 abstenim
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2009, për Projektin “Energji Ujore dhe Siguria e Digave në Kaskadën e Drinit” u votua me 94 vota pro  ,0 kundër , 0 abstenim
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Efiçenca energjetike - programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike” u votua me 95 vota pro , 0 kundër , 0 abstenim
 
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” u votua me 94 vota pro , 0 kundër dhe  0 abstenim
 
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar” u votua me 93 vota pro ,2 kundër, 0 abstenim
 
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9220, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” me 93 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim
 
-Projektvendim “Për propozimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar” u votua me 91 vot pro, 0 kundër, 0 abstenim.
 
Projektligje të mbartuara
-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie” u votua me 95 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

 Te gjitha diskutimet ne KUVEND

Ora 19:30 Tahiri: Janë asgjësuar 260 mijë rrënjë kanabis, monitoroni punën e Policisë  

Ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri i bëri thirrje opozitës të caktojë një komision për monitorimin e punës së Policisë së Shtetit dhe të partnerëve italianë të Guardia di Finanza, të cilët po bashkëpunojnë me policinë për zbulimin dhe asgjesimin  e bimëve narkotike në të gjithë shqipërinë. 

“Nëse do lexoja unë këtu mesazhet e mara për ju, ju nuk do kishit fytyrë të rrinit në këtë sallë. Unë ju falënderoj për mesazhet që sillni në këtë sallë edhe pse fjalimet tuaja këtu janë fyese. Caktoni një komision dhe jemi shumë të gatshëm t’ju sjarojmë për veprimtarinë e policisë dhe të Guardia di Finanza. Është aq transparente procedura për shkatërrimin e parcelave të Kanabisit në çdo cep të shqipërisë. Jeni të gatshëm të vini dhe të monitoroni partnerët tanë italianë dhe Policinë e Shtetit,” – tha Tahiri.

Më tej, Tahiri tha se deri më tani janë asgjësuar  260 mijë rrënjë kanabis në të gjithë Shqipërinë, duke evidentuar kështu punën që po bëhet në drejtim të zbulimit dhe asgjësimit të lëndëve narkotike

“260 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar deri më tani. Hajdeni në Ministri e Brendshme dhe Polici, ne ju japim një zyrë dhe monitoroni punën dhe rezultatet. Më fund të jeni të bindur që jo vetëm ne por edhe ju do falenderoni Policinë e Shtetit për punën që bën," - tha Tahiri.
tahiri

Ora 17:00 Gjiknuri: Sektori energjitik po kthehet në kontribues të ekonomisë shqiptare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ,Damian Gjiknuri në fjalën e tij teksa diskutohej marrëveshja me kfË për sektorin e energjisë elektrike tha se ky sector po kthehet në kontribues në ekonominë Shqiptare.
 
Sektori energjitik po kthehet në sektorin kontribues të ekonomisë shqiptare siç në fakt i takon të jetë. Jo më me premtime boshe si ato të kontratave. U kam dëgjuar shpesh dhe nuk kam dashur tu përgjigjem sepse e kuptoj se i keni më shumë për konsum politik pasi kushdo që njeh atë sektor e kupton. Keni folur për kontratat koncesionare, por çfarë bëri kjo qeveri?
Bëri në fakt atë gjë që duhet ta bënte e të cilën ju duhet ta bënit me kohë. Së pari, të krijonte likuiditet në sektor që të likujdonte borxhin e madh që kishit krijuar ju prej 60 milion USD ndaj HEC-eve private. Sot që flasim ai borxh është likuiduar në masa 95% dhe pse? Për shkak të eficencës financiare dhe të mirëadministrimit të sektorit. Pra, paratë që u mblodhën vajtën për të mbushur gropat e energjisë dhe për të paguar të gjitha detyrimet kontraktore që vinin nga sektori privat.
Sot është një seancë që duhet të ishte normale, madje për tu përshëndetur për faktin se kjo qeveri për shkak të performancës së mirë në reformën energjetike, po bën të mundur edhe një shtesë për investime nga qeveria gjermane prej 72 milion eurosh.
Kjo do të ishte sjellja më normale politike e që do duhet ti bashkonte palët. Meqenëse dikush, më parë tha se qeveria duhet t’ia shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës, ky ishte një shembull konkret dhe nuk do duhej të hidheshin dokrra. Në fakt, sot konfirmohet suksesi i reformës dhe dështimi i atyre kambanave të famshme të alarmit se reforma në energji do të dështonte, çmimet do rriteshin, vendi do përgatitej për kolaps.
Realiteti është krejt ndryshe dhe shifrat flasin vet. Këtë nuk e them unë por e thonë të gjitha institucionet ndërkombëtare, mjafton tu jap këtu disa shifra të thjeshta të cilat kanë bërë të mundur rikthimin e besimit tek sektori elektroenergjitik.
Në Janar-Qershor 2013, qeverisja juaj e Partisë Demokratike, me drejtuesin që e caktuat vet kishte vlerën e arkëtimit të energjisë 18,87 miliard lekë. Ndërkaq, në Janar-Qershor 2015, niveli i arkëtimeve të faturave ka arritur në 34,34 miliard lekë. Pra, janë afro 82% më shumë para të arkëtuara për të njëjtën periudhë krahasimore mes dy viteve. Kjo ka ardhur për shkak të masave të marra, politikave të ndjekura dhe një elementi shumë të rëndësishëm, që çmimi mesatar i energjisë, përkundër asaj që ju deklaroni është ulur nga 9.7 lekë/kilovat në 9.5 lekë/kilovat. Pra, nuk është çmimi por politikat më të mira, incentivat për mbledhjen e borxhit të vjetër, efikasiteti në administrimin e kompanisë, ato që kanë bërë të mundur rritjen me 82% të arkëtimeve.
Le të flasim për humbjet dhe përse u përmirësua treguesi financiar i sektorit energjitik. Në Janar-Qershor 2013, mesatarja e humbjeve arrinte në 45.3%. Gjysma e energjisë vidhej e shpërdorohej dhe askush nuk mbante përgjegjësi, vetëm dëgjonim deklaratat e famshme të superfuqisë energjitike, të cilat do të mbeten në histori si shakatë më të mëdha që ka dëgjuar ndonjëherë ky popull. Mjafton të krahasoni këtë tregues me atë të Janar-Qershor 2015 ku niveli mesatar i humbjeve shkon në 32%. Kjo, pa bërë investime por me masa dhe politika të kujdesshme, edhe me ato masa që i quani të ashpra por që në fakt janë më të drejtat për të luftuar vjedhjen e energjisë elektrike.
Ja ku është rezultati konkret financiar. Patjetër që sektori energjitik ka nevojë për investime dhe kjo paketë për të cilën flasim sot në seancë po kontribuon në këtë drejtim. Kemi ndërmarrë një program shumë të thellë të investimeve në sektorin energjitik, përmes të cilit llogarisim që brenda 4-5 vitesh të investohen nga sektori publik 420 milion USD. Për të mos përmendur më pas edhe 500-600 milion USD të tjera të cilat janë në linjë për tu investuar në sektor nga privatët. Çfarë tregon kjo? Është rikthyer besimi tek sektori dhe këto janë investimet që do ta japin rezultatin nesër. Këto investime do të çojnë në reduktimin e humbjeve teknike, në efiçencë më të mirë nga pikëpamja energjitike.
Në marrëveshje me koncesionarët privatë, u gjet edhe formula e duhur, e qëndrueshme për pagesën e energjisë dhe sot që flasim, çfarë po ndodh? Po paguhet fatura korente, ndërkohë po mblidhet edhe borxhi i vjetër dhe po ju kthehet hidrocentraleve private borxhi që ju e kishit akumuluar. Çfarë janë këto? Konfirmim i suksesit apo i dështimit?! Pikërisht këto janë konfirmim i suksesit. Se dikush do të thotë që unë paragjykohem si Ministër, këto në fakt janë fjalë që i kanë thënë FMN-ja, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Komuniteti i Energjisë. Të gjithë janë në unison për reformën energjetike që po shkon në drejtimin e duhur dhe është një reformë e suksesshme
”, - tha Gjiknuri.
gjiknuri
Më tej, Gjiknuri tha se opozita duhet të jepte shenja bashkëpunimi  dhe jot ë akuzonte qeverinë, akuza për të cilat sipas tij duhet të kërkojë falie. Më tej ai tha se të gjitha skemat që kishte ndërtuar ndërtuar PD-ja, të gjitha dështimet në sektorin energjitik ja faturonte taksapaguesve shqiptarë.
 
“Normalisht, opozita duhet të jepte shenja bashkëpunimi, të kërkonte ndjesë për të gjithë ato akuza që i ka bërë kësaj qeverie, ti bënte thirrje që të vazhdohej në këtë reformë të thellë dhe politikisht aprovohej. Megjithëse u përpoq ti hidhte sy shqiptarëve, duke u thënë që po ju grabisin, po ju vjedhin, po ju burgosin, e pamë me rezultatin e zgjedhjeve që shqiptarët nuk i dëgjuan, E panë mirë që kjo reformë solli barazi në konsumin e energjisë, uli abuzimet me energjinë elektrike dhe mbi të gjitha solli financa të shtuara, të nevojshme për sektorin dhe duke shpëtuar në këtë rast Buxhetin e Shtetit.
 
Skema që kishit ndërtuar ju parashikonte që të gjitha dështimet në sektorin energjetik ti faturoheshin taksapaguesve shqiptarë. Kjo qe skema juaj, të mos mbledhim energjinë, të fitojmë zgjedhjet, t’iu themi njerëzve mos paguani dhe pastaj kur vinte kriza ti japim garanci qeveritare dhe te heqin paratë e nevojshme për investime dhe për sektorë të tjerë. Thjesht të gjitha paratë e buxhetit të kalonin për të mbajtur dritat ndezur, siç bëtë ju kur e kishit pushtetin.
 
Me këtë rast, dua vërtet ti kërkoj grupit parlamentar të Partisë Demokratike që përpara se të kritikojë të japë mbështetjen këtyre reformave, të mbështesë edhe këto marrëveshje sepse janë në drejtimin e duhur dhe do ta kthejnë besimin në sektorin elektroenergjetik. Do ta kthejnë këtë një platformë aq të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe kjo tashmë është plotësisht e konfirmuar”
, - tha më tej Gjiknuri
 
Ora 16:40 Bregu: Dekriminalizimi, problem i parealizuar
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu nga foltorja e kuvendit tha se kjo qeveri në dy vitet e saj nuk bëri asgjë.

Bregu renditi disa nga mosrealizimet e këtij sesioni parlamentarë, që sipas saj arriti të nënshkruante vetëm “Gender”, ndërsa 28 marrëveshjet e tjera nuk arriti ti nënshkruante sepse sipas saj nuk vullnet politik, madje është shkelur edh kushtetuta.

“Për të realizuar dekriminalizimin nuk ka vullnet politik. U shkel edhe kushtetuta. Ky sesion parlamentarë nuk bëri një reformë për të qenë. Arriti vetëm nënshkrimin e “Gender”, ndërsa 28 marrëveshjet e tjerat nuk arritën dot ti realizonin.
Nuk arritëm dot dekriminalizimin.  Ku kemi ndarje të reja territoriale, por nuk kemi kompetenca të këtyre organeve.
 Nuk u nëshkrua paketa e reformave në drejtësi, e cila nuk di si do përfundojë brenda vjeshtës së këtij viti.
Ky sesion parlamentarë nuk arriti të luftonte korrupsionin. Në raportin e këtij viti është po i njëjti vlerësim si ai i një viti më parë. Ka shkelie brutale të ligjit të prokurimeve publike
Ky sesion parlamentarë nuk ka shënuar asnjë arritje të dukshme as në administratën publike.
Ndaj, unë besoj jemi shumë larg asaj që do të sillte ndryshimin. Janë disa fjali klishe që kujdo prej nesh tja vëshë mikrofonin përpara e të thotë që rruga jon është integrimi evropian di ta thotë. Por, nuk ka një raportim korrekt të qeverisë për përmbushjen e 5 prioriteteve.  Prioritetet nuk janë vetëm 5 detyrime për tu plotësuar, por janë edhe 5 sjellje politike dhe këndvështrimi për të raportuar vetëm për 5 prioritetet është njësoj si të kesh hipur në trenin e gabuar.
Administrata publike në Shqipëri ka kaluar tallaze pas tallazesh, kemi marrë edhe njerëz politik
”, - tha Bregu
majlinda bregu
Ora 15:40
Braçe: Është momenti për të luftuar krimin e organizuar, PD qahet e shpif

Në fjalën e tij, teksa diskutohej Marrveshja me SHBA për lëndët narkotike, deputeti socialist Erion Braçe tha se është momenti i duhur për të luftuar krimin e organizuar që sipas tij ka kapur ekonominë e vendit.

Braçe tha se diskutimet e disa deputeteve në parlamentë dhe këtu e kishte fjalën për parafolësen e ti, deputeten demokrate Jozefina Topalli janë si disa fjali qaramane që nuk i vlejnë askujt.
 
Në këtë sallë nuk ka thelb, nuk ka përmbajtje. Por janë disa fjali qaramane që nuk i vlejnë kërkujt. Për më tepër kur qarja bashkohet me shpifiet. Sa herë që zonja në fjalë nuk ngjan me atë që ishte për rreth 8 vite këtu. Një lexuese gazetash. Tregoi sa e mirë ishte shqipëria në kohën e saj dhe se sa keq është tani.
Beteja me narkotrafikun nuk është e fundme si çdo gjë e ndaluar. Sepse mbi të gjitha ajo është tregti. Në të gjithë këtë histori është vullneti politik i të gjithë atyre që kanë marë përsipër të drejtojnë agjencitë ligjzbatuese për të luftuar trafikun. Ky krim nuk mund të luftohet pa vullnetin politik. Në 2 vite vullneti politik ka ndryshuar.
E gjithë sa dëgjuat këtu sot është e ndryshme nga ajo që keni dëgjuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij”
, - tha Braçe.

Më tej, Braçe lexoi disa postime që ish Kryeministri Sali Berisha kishte hedhur rreth 1 vit më parë në faqene e tij në facebook, në një kohë kur Policia e Shtetit kishte hyrë në fshatin e Lazaratit dhe po kontrollonte të gjitha shtëpitë atje.

erion brace

“Po lexoj disa dëshmi të ish kryeministrit Sali Berisha, disa postime të tij në facebook: Më 18 qershor 2014- Policia në kundërshtim me rregullat thyen orenditë, hap mure dhe nxjerr jashtë shtëpie banorët dhe nuk i lejon të kthehen aty. Në pjesën më të madhe të shtëpive është ndërprerë energjia dhe interneti. Pak orë më vonë, po në të njëjtën ditë ai shkruan: Çunat e Ramës kanë plaçkitur dhe kanë marë plaçkat. Ky është operacioni plaçka. Ndërsa më 19 qershor në një konferencë shtypi ai tha: Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë në Lazarat. Ky qëndrim i imi është shoqëruar me rënien e mbjelljeve. Unë nuk kam vendosur të ndërhyj, këta janë të vendosur dhe unë nuk jam kundër. Këto pra janë ato që e bëjnë ndryshimin. Ky vullnet është ai që e bën ndryshimin”,- tha më tej Braçe.

Ora 14:50 Ora 14:50 Kokëdhima: Asnjëherë nuk i kam kërkuar shqiptarëve të sfidojnë ligjin as për kanabisin, kam folur për kanabis nën kontrollin e shtetit.
 
Deputeti i majtë Koço Kokëdhima në foltoren e kuvendit sqaroi sot kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e tij për legalizimin e kanabisit për efekte mjekësore

Më vjen turp që jam deputet i Kuvendit kur dëgjoj këtë nivel debati këtë kulturë dhe këtë sjellje të papërgjeshme të Berishës dhe të cave si ai që flasin në këtë foltore. Kisha disa përgjigje në fakt, për t’i adresuar zotit Berisha por do kem rast tjetër kur ai të jetë këtu të ketë mundësi të më dëgjojë. Duke u nisur nga ato që thotë, mund t’i them se është simbol i shpifjes të paktën për ato që thotë lidhur me mua. Ai është thjesht një shpifës dhe një kokërr gënjeshtari. Kam mbështetur me vetëdije policinë e shtetit ndaj veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike. Asnjëherë nuk i kam sfiduar shqiptarët të sfidojnë ligjin as për kanabisin as për një çështje tjetër. Shkelësit e ligjit nuk mund të përfitojnë sepse nuk i shërben shoqërisë. Kam folur jo për ekonomi kriminale të. Kam folur për të ardhmen për ekonominë e shtetit për ndërtimin e ekonomisë dhe për monopolin e shtetit mbi ekonominë e kanabisit. Kanabisi shëron mbi 170 sëmundje”- tha Kokëdhima para deputetëve.
 
Deputeti Kokëdhima i sqaroi me detaje ish kryeministrit Berisha efektet e kanabisit si dhe vendet që tashmë e kanë legalizuar dhe e përdorin si medikament atë duke sqaruar edhe njëherë faktin se ai nuk ka përdoru kurrë dhe nuk do të përdorë lëndë narkotike dhe se është mbështet fuqimisht luftën kundër përdorimit të tij
 
 Sigurisht nuk duhet të trembemi të diskutojmë për marijuanën nuk ka faj për asgjë është një bimë me cilësi të shkëlqyera ashtu siç mundëson 50 mijë artikuj në shërbim të njerëzve. S’duhet të trembemi nga natyra delikate që ka diskutimi i temave të tilla Duhet të konsiderojmë se sot edhe për kanabisin narkotik ka zhvillime shumë të mëdha. Rreth 30 shtete lejojnë kanabisin narkotik. Ekonomia e kanabisit është me vlerë skam përdorur kurrë kanabis dhe nuk përdor asgjë jam i ndjeshëm ndaj të rinjve që  provojnë drogat jam i përkushtuar të punoj vendosmërisht për të rritur aftësitë e shoqërisë sonë për të mos u bërë pjesë e përvojave të tilla”- përfundoi deputeti
 
Ora 14:30 Debatet Paloka Rama
Paloka: Sot është mbushur Shqipëria, u korr Lazarati dhe shumë mirë u bë por na ka ardhur këtu kanabisi, si sheh Koço i lumtur, vërtetë nuk e bej dot atë ligj por ja arriti ta mbjellë gjithë Shqipërinë me miratimin e ministrit. Për atë çështjen e gjyqit tim. Jam në gjyq me ty dhe ministrin. Po i kam kërkuar Gjykatës të bëjë testin e drogës kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Po nuk e përzutë do ta meritoni plotësisht këtë kryeministër.
 
Rama: Ju siguroj që nuk është i droguar, as i dehur se ka filluar punë herët sot nuk ka pasur kohë të rrumbullakoset nuk është as i rrjedhur është thjesht i lumtur. Besoj e kujtoni herën e shkuar. Duhet të jesh budalla i vetëkënaqur e të gëzosh shëndet të plotë. Është një nivel lumturie që duhet të rakordojë me një nivel tjetër inteligjence. Për të qenë i lumtur i këtij lloji duhet të kesh aq inteligjencë sa të hapësh gojën kur do bukë. Dhe të gjitha këto i ka parafolësi, dhe këtyre lloj të lumturve nuk ju bën derman asgjë. Lindin të lumtur dhe vdesin të lumtur, dhe jetojnë gjatë përgjithësisht se gëzojnë shëndet të plotë. Duke e bërë këtë ndërhyrje si njohës i fushës për të cilën u akuzova desha thjesht t’ju bind nuk është i droguar, është thjesht i lumtur. Por fati i tij, nuk e kanë të gjithë këtë fat, kështu që mos e kini fare zili se edhe pot ë doni ta mbërrini lumturinë e tij kurrë.
 
Paloka: E ka art qejfin e krruarjes ky. Dhe meqë do të ofendojë se i duket vetja i zoti kur bën ofendime të holla se sot ja kuptuan pak këta se nuk qeshën të gjithë siç e kanë urdhrin kur bën batuta kryeministri. Unë nuk jam i droguar se do të më dridheshin duart dhe do zverdhesha siç të ndodh ty kur del nga banja. E sa për atë që the për mua zotëri je i vetmi kryeministër që del këtu në mungesë respekti të të gjithë deputetëve flet vazhdimisht për zorrën e trashë siç bërë pak a shumë dhe sot. Sot fole për gojën, ti këto punë i di mirë se ti vërtet siç ke thënë atë e ke të lidhur direkt me gojën. Prandaj mua nuk më bën përshtypje si disa pse më fyen, ti e ke të lidhur dhe atë që bën me gojën dhe me zorrën e trashë, ti i bën nga të dyja krahët. Nëse nuk e kuptove çfarë të thash kaq e kam nivelin e inteligjencën

Ora 14:05 Rama: Krenar kur dëgjoj ç'farë flitet për Tahirin e policinë nga ndërkombëtarët
Kryeministri Rama në foltoren e kuvendit u shpreh  ndër të tjerat me bindje për punën e policisë së shtetit  duke e mbështetur këtë në fjalët e ndërkombëtarëve dhe në bashkëpunimin me FBI-në.

“Ndërkohë që mund t’ju them me plot gojën pa droje se mos gaboj jam shumë krenar kur gjendem përballë ndërkombëtarë dhe kur dëgjoj se çfarë thuhet për Ministrinë e Brendshëm dhe policinë e shtetit shqiptar. Ky është fakt që edhe angazhimi i drejtpërdrejt i FBI për të punuar në terren në Shqipëri është pjesë e besimit të krijuar se më në fund qeveria policia ministria janë një kundër krimit dhe kundër shkeljes së ligjit. Këta fjalë më janë thënë drejtpërdrejtë nga delegacioni i lartë i FBI-së po ju se dini s’jeni të detyruar ta mbani mënd. Ju bllokuat byronë kombëtare të hetimit por me ju ose pa ju ne do ta bëjmë, më apo pa atë bashkëpunimi me FBI ka nisur dhe nuk ka asnjë vijë ndarëse se kush janë tanët kush janë tuajt. Besoj se një qeveri që ka moralin dhe vendosmërinë të distancohen nga ata që kapen për krim meriton të respektohet”,- tha Rama gjatë fjalës së tij.
 
Kryeministri i vendit shprehu keqardhjen që gjatë bisedës  të një marrëveshje me kaq vlerë për Shqipërinë për luftën kundër lëndëve narkotike me SHBA niveli i diskutimit është kaq i ulët. “Kjo nuk i shërben aspak përparimit”, -tha ai. Rama shtoi gjithashtu shifra dhe fakte që flasin në favor të punës së policisë së shtetit në të gjithë këto vite

Ky diskutim nuk i shërben marrëveshjes. Nuk kemi si mos ndajmë opinione të ndryshme për punën e Ministrisë së Brendshme apo të policisë kemi disa shifra dhe fakte jam krenar t’i rikujtoj. Që nga janari deri sot Shqipëria ka më pak se 50% të vrasjeve të të gjithë viteve më parë duke i krahasuar vit pas viti dhe ka një regjistër për këtë. Shprehje kuptim plotë e një procesi ku kemi futur policinë. Është larg të qeniurit i përsosur por ka rezultate të pamohueshme. Kanë sjell rezultate që vetëm një muaj më parë ishin të paimagjinueshme. Trashëguam policinë më të papaguar më të paarsimuar të rajonit, në moshën më të vjetër në rajon e në Europë e padyshim më të korruptuar. Pastrimi ka vazhduar dhe vazhdon çdo ditë. Janë dërguar për ndjekje penale apo janë liruar nga policia për shkelje administrative 11% e trupës së policisë Dhe ky proces vazhdon. Vetëm policë të arrestuar gjatë vitit në vazhdim janë 36 për shkelje të ligjit. Nga ana tjetër latë një polici që ishte bërë objekt barcaletash dhe burim dëshpërimi në raport me krimin e hajduterinë e të gjitha problemet e sigurisë që ishin kthyer në lajtmotiv e cdo familje. Gjatë gjithë periudhës së 2013 kryefjala e çdo qytetari ishte krimi-krimi-krimi, pasiguria-pasiguria. Sot sigurisht jemi ende larg objektivit që në kemi larg ambicies që ne duam, të ketë polica . Do ta mbajmë zotimin do ta bejme policinë model për rajonin do ta ngremë nga treguesit që matem”- theksoi Rama gjatë fjalës së tij
 
“Sidoqoftë, - tha kryeministri, - ka gjithmonë një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar se kur thuhet se dëshmojnë se kur thuhet se efektivin e RENEA-s e vrau ministri.
 
“Nuk është çështje politike por psikiatrike dhe s’është objekt i debatit politik por i spitalit psikiatrik. Kur thuhet se ne kemi mbështetur policinë e shtetit ne nuk mund të mos kujtojmë se familja e ministrit Tahiri u vu në një sulm terrorist me bomba jo vetëm nuk pati asnje shprehje solidariteti por pati reagim përtej politikës dhe përtej asaj që përbën politikë Reagime që pa më të voglin dyshim i shërbejnë fushës së psikiatrisë Askush ndër ne nuk u cua të thotë se grupi i strukturuar kriminal që vuri bomba për të goditur familjen ishte i urdhëruar nga ju se ishin miqtë tuaj, askush nuk e tha. Eshtë jashtë imagjinatës tonë. Papritur na del se vrasësit e efektivit na qenkan miqtë e ministrit. Sigurisht s’do hyjmë në debat ne jemi shumë të vendosur që mos i ndajmë njërëzit në tanët e tuajt në këtë betejë. Ne kemi vendosmërinë që nëse me përgjegjësinë e tyre marrin përsipër akte kriminale tu tregojmë vendin përmes forcës së ligjit dhe shtetit dhe nuk mund të akuzohemi, por të njihet si një standard i ri në sjelljen  e policisë së shtetit. Përgjegjësia është individuale”, - tha kreu i qeverisë.
 
Si përfundim Rama shtoi me bindje se kjo është e vetmja qeveri që e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit  që deri dje ishte element sundues në vend.
 
“Është fakt i provuar e i stërprovuar i marrë si gurë themeli në luftën kundër krimit kjo është e para qeveri që po lufton me një element sundues në Shqipëri por që deri dje nuk po dilte ne televizor aksioni i policisë së shtetit sepse nuk ishte aksion. Dëgjova këtu të përsëritet historia e një krimineli më damkë që na qenka aq i lidhur pas ministrit të Brendshëm e pas meje saqë kjo u përcaktua nga gjithçka në sjelljen e policisë ndaj krimit. Mos harroni se ky këtu e ka humbur një gjyq dhe është deklaruar shpifës nga Gjykata e Lartë dhe së shpejti do përballet me ndëshkimin për dëmshpërblimin. Vazhdoj të jem i prirur të besoj se ata para do t’i përdor për të hapur një seksion terapie për shpifësit, ka sesione terapie kundër atyre që janë “addicted” dhe një sesion i tillë do të mbështetej edhe nga SHQUP-i për të lehtësuar barrë e këtij deformimi psikik që ka sjellë”- përfundoi Rama

  
Ora 13:55 Dade: Berisha kriminel, do ta vëmë para drejtësisë
Dade: Shprehja "qentë që flen mos i ngacmo", do t’i vinte për shtat një qenie këtu që u mundova të bëj diagonzën dhe më erdhën në mend një mori epitetet. Kjo qenie mund të etiketohet si telendar se në 8 vjet si kryeministër shpifte duke përgojuar të gjithë familjarët e opozitës. Epiteti më i spitaktuer është që ai është një kriminale, e madje shumë i rrezikshëm. Sepse duke dhënë urdhra, duke shkelur embargon e OKB, sikurse e ka pranuar vetë, duke bërë gërdecin që hodhi në erë 27 të pafajshëm, duke vrarë me urdhër të tij 4 vetë në bulevard, pa i përmendur vlorën sigurisht që ky është një kriminal, më vjen keq për deputetët e opozitës që janë të marrë peng. Angazhimi im në politike nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të merreshim me Berishën. Rri shpresëplotë që nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarët, prokurorët në mënyrë që këtë kriminal shumë të rrezikshëm ta vëmë para drejtësisë. Lidhur me emrat që përmend këtu zoti Berisha. Unë do të inkurajoja gratë në politike të vazhdojnë të mbeten. Unë jam për gratë që nuk fusin hundët në punën e shtetit.

Topalli: Zoti kryetar do të kërkoja t’i qëndronit rregullores e të mos ketë epitete që kalojnë fjalorin e rrugës. Ju kërkoj të transkiptoni fjalën e zonjës, në pjesën që ajo foli me sinqeritet të madh atë që mendon dhe kërkon të bëjë përmes asaj që kërkon të bëjë reforma në drejtësi, që të vendosni opozitën në burg. Unë ju kërkoj tani. Unë kërkoj prej jush transkioptimin e zonjës ku tha me sinqeritet që prokurorët e gjykatësit të udhëhequr nga “teknicieni” që ka bërë kushtetutën e viteve ’70.



Ora 13:00 Berisha: Shpifës! Tahiri: Çoje djalin t'i japë llogari drejtësisë  
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk kursyen pothuajse asgjë në arsenalin e akuzave deri edhe personale mes tyre gjatë debatit në seancën e kuvendit ndërsa diskutohej një marrëveshje kundër trafikut të drogës me SHBA.
 
Ishte ish-kryeministri që me sa duket kapi diçka nën zë të ministrit ndërsa në foltoren e Kuvendit fliste deputeti Arben Ristani. Kaq ka mjaftuar si nxitje që Berisha t’i lexojë ministrit një vendim të Gjykatës që e dënon me gjobë. Përgjigja e ministrit të Brendshëm ishte po ashtu e ashpër brenda të cilës ishin dhe akuzat për fëmijët e ish-liderit të PD për Gërdecin. Replika vazhdoi edhe për drogën ngjarjen e fundit në Lazarat. 

Berisha: Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugac shajnë nga mbrapa kur deptuetët flasin, unë mendoj se kjo është gjëja e fundit dhe nuk duhet të ndodhë,. I the tjetrit gënjën, po dil faktoje ti, kushtetetura të jep të drejtën ty të mbash fjalën, të tregoj unë tani meqënëse do..po ti je....jo jo i tregoj unë.

Vendim: Në emër të republikës Saimir Tahiri i biri i Bashkimit dhe Luizës lindur me 30.10.1979 në tTranë, gjykata e apelit tiranë...Nuk po lexoj se është shumë faqe...dënim për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe apelit.

berisha

Berisha i drejtohet Ballës. I dhemb atij se u dënua edhe ai. Ti lexoj unë ty
Duhet të marrë fund që ministrat shajnë nga mbrapa si rrugaçë deputetët. 

Berisha: Kam qenë fëmijë në klasë 3-4 kisha një mësues që më donte. Më thotë Sali, asnjëherë mos mëso mos u lodh me një gjë që nuk e kupton se kjo do të shërbejë gjithë jetën, atë këshillë e shkova në ndërgjegje. I them të mos lexojë gjëra që nuk kupton, tre gjëra i ka dhënë gjyshja atij: Burri mund të gënjejë, mund të jetë brutal, por jo i mërzitshëm. Më i mërzitshëm se bëhet me ato fjalime ai mbi këtë tokë nuk ka njeri, të marrë të parën këshillë nga unë të mos lexojë gjëra që nuk i takojnë.


 
Tahiri: Sali këtë nuk e kuptoj si nuk dëgjove mësuesen, do ishim më mirë ne në parlament. Kur thua të vërtetën nuk ke nevojë të kesh memorie. Më vjen të mendoj se sa banale mund të ketë qenë qasja juaj qeverisëse ndaj këtyre fenomeneve kur ajo që thua këtu kur ke qenë kryeministër është më e pakta qesharake. Ju ftoj të gjeni forcë dhe të përshëndesni luftën kundër krimit të organizuar, kundër informalitetit, të përshëndesni policinë e shtetit dhe çdo hallkë të drejtësisë penale që të bëjnë punën e ta bëjnë shoqërinë më të drejtë. Kjo jo detyrimisht do të thotë të mos kritikosh.

tahiri
 
Nuk di si dolët e guxuat që policia ka rënë dakord me vrasësit dhe i ka hapur shteg për të lënë autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës, dhe duke dalë në miting e duke i thënë qytetarëve jua hoqën drogën ju për ta mbjellë dikur tjetër, duke i nxitur atyre urrejtjen. E kuptoj që mase nuk bëhemi dot bashkë në këtë beteje.

Tahiri- Asllan Dogjanit: Zotëria ka qenë drejtor i Policisë së Gjirokastër, në vend të përshëndesë aksionin thotë policia nxiti te qytetarët institiktin e dhunës

Dogjani- Tahirit: Në kohën time nuk ka pasur as edhe nj rrënjë drogë pra gënjen ministri. E kam kritikuar qeverinë, s’i heq asnjë presje për ato që kam thënë. Prandaj zoti ministër mos i merr gjërat personale. Vrasja e policit në Lazarat ishte e mundur të parandalohej nëse ju do të merrnit masat e duhura. 

Tahiri - Berishes: Jam dënuar i akuzuar prej djalit dhe vajzës tënde nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe kam thënë që djali ishte i përfshirë në Gërdec. Nuk njeh njeri djemtë dhe vajzat e ish-kryeministrave pse i njeh gjithë Shqipëria Xenin dhe Gitën sa i flasim dhe me shkurtime tani. Ja ku ke zotin Metën, Majkon, Finon nuk i njeh njeri fëmijët e tyre? Aq kam thënë unë, peshkaqen s’i thash unë djalit tënd i tha dikush tjetër në libër. Nuk kam asnjë paragjykim për Gjin Gjonin por nuk di pse për mua është simbol i korrupsionit tonë gjyqësor që e mbroni ju, presidenti i republikës, KLD. Unë do e paguaj se respektoj shtetin edhe atëherë kur vepron si bandë nën kërcënimin tim. Nuk ke pse zgërdhihesh se mua do më vinte turp të më përmendin djalin në sekserllëqe. Pse nuk i thua djalit dhe vajzës shkoni në prokurori jepni përgjigje se akuzoheni publikisht. Kur ishe ti kryeministër më shumë në televizor dilnin vajza dhe djali juaj. Ky është dallimi ynë i madh se unë përballem me drejtësinë. Duhet të ulemi dhe të vendosim një standard për pjesëmarrjen e atyre që kanë qoftë edhe dritëhijen më të largët të mos dhënies së llogarisë para drejtësisë. Ju një kandidat të një bashkie mu afër Skënderbeut ditën ku u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre ju e kandidoni. Po një kandidat tjetër në jug kur e dënoi gjykata ju prapë i shkuat në burg. Gabimi më i rëndë që mund të bëjmë është të vendosim filtra politik në gjykimin tonë.  Pushime të mbara dhe me mend të tjera në shtator.

Berisha: Kush e vrau Ibrahim Bashën? Miqtë e qeverisë. E dini ju që Alikot nuk ishin kurrë në Greqi, ishin në Lazarat e në tiranë, ishin të paprekur packa se ishin në kërkim. Flet për Ibrahim Bashën, po njerëzit tuaj e vranë Ibrahim Bashën, ata që arrestuat ju. Edhe i ati është si ata. Me kë shkoi Edi Rama në Lazarat kur bëri fushatën. Dy Alikot janë miqtë tuaj. 

Djali dhe vajza çdo qindarkë e kanë transparente në dritën e diellit. Gjeni një rast dhe le të marrin dënimet më të rrepta.

Tahiri: Erdhi këtu dhe lëshoi llumin e zakonshëm të akuzave ehe për anëtarë të familjes, nuk është kjo mënyra më e mirë për tu mbrojtur. Thash të shkojnë në prokurori. Sa i takon mbështetjes që keni dhënë ju ndaj policisë unë e vë në dyshim se nuk  e keni bërë edhe atëherë kur ju është dhënë rasti. Por të paktën hiqni dorë nga akuzat, nga shpifjet. 

Ora 11:54 Dade shigjeton serish Berishen
Kryetarja e komisionit parlamentar të Politikës së jashtme dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade në fjalën e saj gjatë diskutimit të marrëveshjes me SHBA tha se ky bashkëpunim është në interes të të gjithëve dhe ftoi deputetët ta votojnë atë.

Ky projektligj tha Dade është luftë kundër korrupsionit, kundër krimit dhe vendosje në vend e drejtësisë së munguar duke cituar këtu 4 vrasjet në bulevard më 21 Janar dhe shpërthimin tragjik në Gërdec.
 
“Kemi ende drejtësi të munguar, për vrasjet e 21 janarit, nën petkun e politikës”, tha Dade

arta dade
 
Ashtu si në mbledhjen e fundit të komisionit të Jashtëm, Dade shigjetoi sërish ish-kryeministrin Berisha duke e akuzuar se ka cuar armë nga Shqipëria në Serbrenicë aty ku do të ndodhte më tej një masakër. Berisha u bë pjesë e akuzave të deputetes socialiste edhe si ish-president në vitin famëkeq të ’97-ës.

“Sa për përfaqësuesit e opozitës, do dëshiroja që të jenë në anën tonë pasi na i lanë peshqesh dhe na kanë lënë një gur të rëndë në kokë trashëgim. Do na ndihmonin. Duhet filluar nga ata që bënë krimin, që nga Gërdeci, që nga presidenti dhe Kryeministri në vitet 97’. Edhe armët e Srebrenicës, ka prova e fakte që u morën nga Shqipëria, dhe pas kësaj qëndron ish­-kryeministri. Se harrojmë ne që ai ka qenë dhe president.”, tha Dade.

Dade sqaroi se qeveria amerikane ka ofruar një fond prej 8 milionë dollarësh amerikan për sigurimin e ndihmave të nevojshme.

“Më tepër hetues dhe prokurorë të përgatitur dhe me kapacitet për zgjidhjen e çështjeve që prekin drejtpërdrejtë fushën e drejtësisë,kështu me këtë projekt shmangen vonesat dhe gjykimet jo profesionale si dhe ato të njëanshme. Ftoj të gjithë hetuesit e gjykatësit të përfitojnë nga kjo marrëveshje me dy projekte në luftën kundër trafikimit njerëzor e një sëre krimesh të tjera ndër ato dhe korrupsionit”, -tha Dade.

Berisha Dades për armët: U kemi dhënë barut dhe fishekë, por atyre që i derdhën plumb Millosheviçit, ja kemi dhënë falas dhe jam krenar për atë veprimtari, që i kthyen në zjarr kundër Slobodan Milloshevicit. Ka dhimbje ajo (duke ju drejtuar Dades), i lejon vetes të flasë për gjëra absurde”. 

Ora 11:40 Ristani: Kokat e këtij trafiku janë pjesë e policisë
Deputeti i Partisë Demokratike tha se Shqipëria po paraqet shifra alarmante të trafikimit të lëndës narkotike, duke e cilësuar si rekord historik në 23 vitet e fundit.
 
“Si gjithnjë SHBA na gjendet pranë në momentin më të vështirë për ne. është për tu përshëndetur marrëveshja. 8 milionë dollar për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale dhe të ligjit për kontrollin ndaj lëndës narkotike. Aleatët kanë konstatuar se qeveria është e paaftë për të luftuar krimin. Sistemi dhe trajnimi i profesionistëve të fushës është në ditën më të keqe. Nisur nga këto premise dash, bujar dhe i angazhuar po ofron këtë mbështetje kaq të madhe. Ne duhet të gëzohemi pak që po ndihmohemi se duhet të hidhërohemi shumë për gjendjen që kjo qeveri e ka çuar vendin. Shifrat e krimit në dy vite të qeverisë Rama, dhe e trafikimit të lëndës narkotike ka kapur rekordin historik në këto 23 vite”, u shpreh Ristani.

arben ristani
 
Ristani akuzoi më tej se është vetë policia e cila nuk i pengon trafikantët, duke folur për një marrëveshje në heshtje mes tyre.
 
Kokat e këtij trafiku dhe pjesë integrale e këtij trafiku janë një pjesë e policisë”,­ tha Ristani, duke folur më tej për një variant të ri të kultivimit të kanabisit i cili rritet në vetëm 45 ditë. 

Seance e posacme me 27 korrik per projektligjin e turizmit
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë seancë Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate, të cilësuara edhe nga vetë deputetët si “jo serioze”.
 
Projektligji për turizmin, i cili u kërkua nga një grup deputetësh të mazhorancës për tu futur në rendin e ditës të kësaj seance, u bë shkak për nisjes e debateve që në fillim të seancës. Opozita  kundërshtoi miratimin e këtij projektligji këtë të enjte, me argumentin se në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese është rënë unanimisht dakord nga anëtarët që ky draft të miratohet në shtator, kohë kur nis sesioni i ri parlamentar. Mazhoranca nga ana tjetër pretendoi se është zhvilluar një mbledhje të hënën, ku opozita edhe pse është njoftuar nuk ka marre pjesë, ku është bërë disktutimi i këtij projektligji. Opozita foli për një mbledhje "fantazme" për të cilën nuk është njoftuar.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin