Report Tv ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës dhe pjesëtarëve të grupit të tij, një prej bandave më me ndikim në zonën e Fushë-Krujës të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në Turqi, të gjithë dyshuan për tradhëti brenda radhëve. Ne mediat turke nuk është pasqyruar menjëherë kapja e ngarkesës ndërsa personat që kishin pjesë në ngarkesë, fillojnë të kërkojnë dëmshpërblimet, në rast se ka ndonjë skenar tjetër, përveç sekuestrimit nga policia. Deri në verifikim të pistës së fundit, përgjegës për ngarkesën ishte Jani Çavo, i cili duhet të dëmshpërblejë të tjerë me çimin e shitjes së kanabisit. Më poshtë janë pasqyruar komunimimet mes Rexhep Rrajës dhe Aldo Gjinit ose ndryshe “bjondi”, i cili thotë se i ka lënë kohë Çavos 1 ditë për të bërë gati lekët.

Rexhep Rraja: He vlla ca thot

Aldo Gjini: aty po shkoj vlla 2 min

Aldo Gjini: lekt e rruges thu

Aldo Gjini: apo te domit

Aldo Gjini: qe do paguj

Aldo Gjini: se po serdhen letrat

Aldo Gjini: ka me pagu me 5

Aldo Gjini: vlla

Aldo Gjini: ska llafe

Aldo Gjini: dhe se pres hic

Aldo Gjini: sikur nuk priti ai per lekt e rruges

Aldo Gjini: po pra

Aldo Gjini: ta tak tashi e ti ndaj mhb

Aldo Gjini: vlla un neser mjes tbi lekt e mallit ton sido si tjet mhb

Aldo Gjini: po m vlla kollaj ajo pun

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla sa u nda me kët, i thash t'më bëj gati t'më bjeri lekët e rrugës mbrapa ke lagjia. Lash  koh deri nesër o të na japi gjonat e sakta o të paguj mallin me çmim atje edhe ky vet tha, i tha vet mo me një fjal pa ja thën un fare, që deri nesër më duhet koh. Nesër tha rrini qet komplet se ju skeni humb asnji gjo tha po si pruna letrat po sdoli gjë në televizor"

Rexhep Rraja: Ok vlla

Aldo Gjini: Audiofile: "O lal se se hypa në makin time un kët se më kishte len takimet këtu mes venit ky ee. 1 thash tvije me makin t'vet deri atje, atje I fikim kamerat vet ne, bëjm ça të dujm vet. Pastaj sjam tu e lën me hik un o vlla"

Rexhep Rraja: Po he mor vlla se aty e ke ate Nuk iken ai

Rexhep Rraja: Po tflasim taman me te

Rexhep Rraja: Ca vendi jeni

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla ka ardh para ai, un jam nga mbrapa, un jam këtu te pałlati me shigjeta tu ardh për te Elda"


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit të trafikut të drogës, si u kapën 236 kg kanabis në Turqi! Bisedat në SkyECC: Dikush na ka tradhtuar