Zbulohen detaje të reja të hetimit mbi grupin e shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike të drejtuar nga
Gjergj Cukali. Burime të prokurorisë së Tiranës që po hetojnë çështjen thanë për Report TV, se dyshohet merrej me aktivitet të dhënies së parave me fajde.
Pavarësisht se deri më tani në ngarkim të personave nuk ka akte konkrete që detyron policinë të hetojë grupin për ushtrim të palicencuar të aktivitetit bankar. Pavarësisht kësaj, burimet thonë se informacionet e të dhënat flasin se grupi i drejtuar nga Cukali, ishte përfshirë në aktivitet fajde dhënieje.
Ky dyshim sipas hetuesve mbështetet fort tek fakti se policia ka gjetur një tufë çelësash të automjeteve të ndryshme. Këto automjete sipas policisë dyshohet se janë mbajtur peng nga grupi në formën e garancisë për rastet e mos kthimit të parave të dhëna borxh apo me fajde nga grupi.
Po ashtu një pjesë e mjeteve dyshohet edhe se janë mbajtur peng ndaj personave të ndryshëm që kishin marrë kokainë tek grupi, por se nuk kishin shlyer paratë. Për këtë fakt, Vjollca Gjoka, bashkëshortja e Armand Gjokës, mbante edhe një bllok në të cilin shënoheshin edhe sasitë e shitura të kokainës. Në një bllok tjetër shënoheshin llojet e mjeteve dhe emrat e pronarëve të tyre dhe shuma e parave që ata detyroheshin.
Nga hetimet e policisë është zbuluar se bashkëshortët Armand e Vjollca Gjoka, menaxhonin shitjen e lëndës narkotike për llogari të grupit që drejtohej nga
Gjergj Cukali. Ky fakt provohet edhe nga blloku i shënimeve që policia ka sekuestruar, i cili shërbente edhe si regjistër i shitjes së kokainës dhe parave të fituara.
Lënda narkotike fshihej në një arush të bardhë me pellush i cili qëndronte në shtëpinë e çiftit Gjoka. Kokaina dyshohet se vinte nga Holanda nëpërmjet lidhjeve të Cukalit, ndërsa nëpërmjet Gjokës, ajo kalonte tek shpërndarësit e vegjël.
Cukali, në raste të ndryshme, dyshohet se ka përdorur emrin, Ergi HOxha, për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë. Hetimet e mësipërme janë kryer në kuadër të operacionit “Tangent”, që përfundoi me arrestimin e 7 personave të hënën në mbrëmje.
Në aksione të mëparshme, policia kishte arrestuar edhe 9 persona të tjerë duke e çuar numrin e të arrestuarve në 16 persona.
Në përfundim të aksionit, policia sekuestroi 282 gramë kokainë, ndërsa grupi dyshohet se qarkullonte mbi 50 mijë euro fitime në muaj. Për këtë shkak, policia dhe prokuroria, kanë nisur edhe një hetim pasuror mbi pjesëtarët e grupit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!
20 Maj, 16:05
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
Nga Kasandër Noga tek Gjergj Cukali, ja 50 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut
19 Maj, 22:50
-
Atentatet ndaj biznesmenëve Gjon Mena e Artion Bylyku, SPAK kërkon 25 vite burg për 'të fortin e Myslym Shyrit' Gjergj Cukalin
12 Prill, 11:36
-
Atentati ndaj Gjon Menës, GJKKO nis gjykimin! I penduari i drejtësisë: Cukali na premtoi 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit
19 Tetor 2022, 10:17
-
Tritol biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, kanosje gjyqtarit dhe bazë armësh në mes të Tiranës! SPAK çon për gjykim të 'fortin' e Myslym Shyrit dhe 11 anëtarët e bandës të tij
13 Maj 2022, 16:39
-
Report TV siguron dosjen e operacionit 'Kompleks', dëshmia e të penduarit: Shënjestra e sulmit me eksploziv ishte Domart Konjari, por në makinë u ndodh i kunati
4 Prill 2021, 15:32
-
U premtoi 30 mijë euro, por u dha vetëm 2 mijë! Kushërinjtë 'shesin' Gjergj Cukalin: Ai porositi tritolin ndaj biznesmenit Mena! Lihet në burg
26 Shkurt 2021, 09:58
-
I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen autorët! Mes tyre i forti i 'Myslim Shyrit' Gjergj Cukali, dyshohet si porositës i atentatit
24 Shkurt 2021, 18:58
-
Pezullohet hetimi për vrasjen e ish-policit Bilali, shpëtojnë Cukali, Xhabafti dhe Xhetani
8 Korrik 2020, 12:33
-
Vetëm 4 muaj në qeli, Apeli liroi Cukalin për vrasjen e policit...Si i ka shpëtuar drejtësisë për kokainën në Tiranë
11 Shkurt 2020, 12:33
-
OFL godet grupet kriminale në Tiranë, i kërkon të justifikojnë pasurinë Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit (VIDEO)
11 Shkurt 2020, 12:17