Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani

Pesë anëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO konfirmoi masën arrest në burg për Emiljano Shullazin, Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, të pestë në paraburgim edhe para lëshimit të urdhër-arresteve të reja, pasi janë nën hetim apo gjykim për krime të tjera të mëparshme.

Vendimi për Emiljano Shullazin u shty me disa orë pasi nuk u paraqit avokati. Pavarësisht se gjykata caktoi avokat shteti Artan Simonin, ky i fundit deklaroi se nuk e mbronte dot Shullazin pasi në një tjetër procedim penal ai mbron Luftar Reçin i cili e akuzon Shullazin për vrasje.

Kur u njoh me masën e sigurisë rreth orës 14:00 Shullazi nuk ka dhënë sqarime në sallën e gjyqit, ndërsa avokati i tij Elton Hyseni ka kërkuar që komunikimet e sky ecc të konsiderohen të papërdorshme, pasi vetë gjykata Evropiane në Luksenburg i ka konstatuar këto pergjime të papërdoreshme sipas avokatit. 

I pranishëm në seancë krahas prokurorit Alfred Shehu  ka qenë dhe kreu i spak Altin Dumani për të paraqitur pretendimet e tyre duke i kërkuar gjykatës që të vazhdojë me konfirmimet e masave të  sigurisë.

Emiljano Shullazi akuzohet se ka dhënë informacione nga brenda burgut për persona të tjerë të jashtëm në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, ndaj të cilit ishte përgatitur atentat në vitin 2020.  Edhe Albert Zaja është nën hetim për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.

Një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.

Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Emrat 

1.         Arben Ndoka
2.         Arian Tuku
3.         Ilia Ndoka
4.         Samuel Ndoka
5.         Vinçens Tuku
6.         Ervis Martinaj
7.         Jozi Kraja
8.         Astrit Avdyli
9.         Aldo Avdyli
10.       Miri Bruli
11.       Naim Stafuka
12.       Emiljano Shullazi
13.       Blerim Abazi
14.       Elvis Ndreca
15.       Oltion Zefi
16.       Edson Jozëik
17.       Armando Ndreca
18.       Kasandër Noga
19.       Elson Reçi
20.       Besian Xhixha
21.       Enver Diva
22.       Robert Laçi
23.       Fatmir Troplini
24.       Klodian Shahini
25.       Henerigert Mitri
26.       Gjergji Cukali
27.       Kristos Teta
28.       Denis Meta
39.       Gentian Binjaku
30.       Viktor Imeraj
31.       Satilno Basho
32.       Marklen Haka
33.       Tori Xhecuka
34.       Edison Muceku
35.       Albert Zaja
36.       Florenc Kelmendi
37.       Ardit Gjokrosa
38.       Deivis Bajramaj
39.       Adrian Pikli
40.       Durim Bami
41.       Endrit Dokle
42.       Xhelal Rraja
43.       Altin Morina
44.       Leonard Duka
45.       Erlis Duka
46.       Fatmir Hyseni
47.       Altin Gega
48.       Drianto Bardhi
49.       Fabio Ballabani
50.       Elton Zalla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Megaoperacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të hetimeve

1710360954_6400gjkko1710360719.png

GJKKO merr vendim për ndalimin e publikimit të kërkesë së Prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake. Vendimi është marrë sot.

"Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje' thuhet ne vendim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 20/05/2024 19:42

    shteti ti vrase e zhduke keto banda,,se do kete bekimin tone...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask