Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25 vite burg Gjergj Cukalin për atentatin e mbetur në tentativë! 16 vite për dy vëllezërit e penduar

Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25 vite burg Gjergj Cukalin për atentatin e mbetur në tentativë! 16 vite për dy vëllezërit e penduar

Gjergj Cukali, arsenal armësh, Artion Bylyku dhe makina që i'u vendos tritol

Tirane- Gjykata e Posaçme dënoi sot Gjergj Cukalin, Enver Jamaku, Ermond Jamaku, Blendi Deda, Paris Prenga dhe Flor Abazi duke i shpallur fajtorë për një sërë akuzash të rënda, nga vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, shpërthim me eksploziv dhe grup të strukturuar krimimal.

Mes ngjarjeve për të cilën u shpallën fajtorë të pandehurit janë dy atentate të bujshme me tritol për vrasjen e dy biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, të mbetura në tentativë por dhe baza e arsenalit të armëve në Tiranë, si dhe kanosja avokatit Paulin Paplekaj.

Gjergj Cukali u shpall fajtor për vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të Gjon Menës  e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 Cukali u shpall fajtor dhe për akuzat  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në bashkim të dënimeve, Gjergji Cukali u dënua me 25 vjet burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 24.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Atentati ndaj biznesmenit Mena 
Ngjarja ndodhi më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMË të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale.  Gjergj Cukali i njohur si i forti i “Myslym Shyrit,  u arrestua pak ditë më pas, së bashku dhe me dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç. I njohur si i forti i “Myslym Shyrit’, Cukali është skeduar për herë të parë në vitin 2004, për akuzën e pengmarrjes. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj një personi në vitin 2004. Në vitin 2019 ai u arrestua si i akuzuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar, por prokuroria nuk arriti që të provonte fajësinë e tij.

Dy vëllezërit e penduar 
Dy vëllezërit Enver dhe Ermond Jamaku u arrestuan së bashku me Cukalin në shkurt të 2021. Ata pranuan të bashkëpunonin me drejtësinë dhe dëshmuan se Cukali u kishte premtuar hënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Sot GJKKO e shpalli fajtor Enver Jamakun për akuzën  “Vrasja me paramendim”,e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu ai është shpallur fajtor dhe për 'shkatërrimi i pronës me eksploziv”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2019, ku makinës së Artion Bylykut, i vendosën tritol në makinë. Tritoli shpërtheu sapo ky i fundit hapi derën e automjetit, por fatmirësisht nuk mësoi dëmtime

Enver Jamaku u shpall fajtor dhe për "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Grupi i strukturuar kriminal”, Kanosja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

Në bashkim të dënimeve, Enver Jamaku u dënua me 30 vite burgim. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Enver Jamakut iu ul dënimi përfundimisht në 8 vite burg.

Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit Enver Jamaku në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 8 vite burgim" thuhet në vendim

Vuajtja e dënimit të Jamakut fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë

Ndërkohë Ermond Jamaku u dënua në bashkim me 25 vjet burgim për akuzat 'Vrasja me paramendim”,e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ermond Jamakut iu ul dënimi përfundimisht në 8 vite burg.

"Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit Ermond Jamaku në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 8 vite burgim" thuhet në vendim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 17.02.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Blendi Deda u dënua me 20 vite burg për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 

Paris (Bledar) Prenga u dënua me 18 vjet burg.  Ai u shpall fajtor për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, “Grupi i strukturuar kriminal.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Flor Abazi u dënua me 19 vjet burgim. U shpall fajtor për “Shkatërrimi i pronës me eksploziv', “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
SPAK dorëzoi dosjen në GJKKO në maj 2022.

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë