TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se institucionet duhet të vijojnë luftën kundër kanabisit, ndërsa disa prej nuk e kanë kryer si duhet detyrën e tyre.

 

“Do të bashkëpunojmë me Italinë për të luftuar grupet kriminale, por kjo është e pamjaftueshme. Hetimet e anti-mafias kanë zbuluar se janë trafikuar sasi droge të mëdha në Itali. Situata nuk është më e mira e mundshme. Institucionet duhet të jenë më efikase për mbledhjen e informacionit dhe referimet.

 

Të sigurohet kontroll më i rreptë i vijës kufitare. Këto institucione nuk kanë përmbushur korrekte detyrat e tyre. Qeveria ka hartuar një strategji, që është duke u përmirësuar është shtuar edhe forca me autoritetet franceze.  

Në Shqipëri është miratuar reforma në drejtësi. Prokurorët janë zotët të cështjes, por hetimet duhet t’i zhvillojë i pandikuar edhe kur në hetim janë zyrtarë të lartë. Ne besojmë që do të punojmë që këto standarde të arrihen” deklaroi ai.