ITALI - Kapoja nuk flet kurrë. Këtë qëndrim ka vendosur të mbajë para hetuesve italianë në Brindizi Vilson Lamaj, 26 vjeçari i kapur pak ditë më parë në drejtimin e një avioni të lehtë me mariuanë të mbushur nga Vlora në drejtim të Italisë dhe kapoja e bandës që vepronte në krahinën e Romanjës dhe të Puljas në Itali.
I mbrojtur nga avokati Vittoriano Bruno,Vilson Lamaj ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë e refuzimit të përgjigjes. Në këtë mënyrë për hetuesit italianë është e vështirë të mësojnë se si Lamaj kishte mësuar të fluturonte me këtë avion ultra të lehtë. Me vete nuk kishte asnjë patentë apo certifikatë pronësie për avionin me 130 kg mariuanë.
Në brigjet e Ostunit në Itali e priste një napoletan, i cili kishte për detyrë të merrte ngarkesën e marijuanës, ndërsa Lamaj do të kthehej sërish në Shqipëri.
Sipas hetuesve italianë Lamaj ndiqej prej 7 muajsh dhe mësohet se ai kishte lidhje direkte me disa kultivues kanabisi në zonat e thella të Vlorës dhe merrte bimën narkotike direkt prej tyre, pa ndërmjetës, për ta dërguar në Itali.
Nuk dihet ende se sa fluturime ka kryer Lamaj dhe banda e tij më parë edhe pse brigjet e Ostunit në verë janë të populluara nga kampingje dhe vila pushimesh. Megjithatë, gjatë dimrit, nuk është shumë e vështirë që një avion i tillë i lehtë t’i shpëtojë dhe radarëve të Guardia di Finanza.
Fotot e arrestimit të pilotit shqiptar të avionit
Në foto shihni dhe sasinë e lëndës narkotike të ngarkuar në avion “ultra leggera” ku piloti Lamaj ishte kujdesur ta vendoste në pjesën e pasme të avionit.
Sipas policisë italiane veç lëndës narkotike, Lamajt i janë sekuestruar dy telefona celular dhe një bllok me shënime për itinerarin dhe kontaktet me trafikantët e në Shqipëri-Itali.
Plani i grupit për të zgjeruar "biznesin"
Fotot e pilotit që drejtonte avionin e sekuestruar me drogë gjatë operacionit “Free flight” e tregojnë me pranga në duar shumë pranë avionit të vogël. Vilson Lamaj uli avionin me 120 kg marijuanë në një pistë të vogël në Brindisi. Sipas informacioneve të para nga hetuesit, rezulton se ai e kishte marrë me qira avionin.
Në përfundim të operacionit, policia italiane ka sekuestruar në total një sasi prej 350 kg marijuanë, dy plantacione, 50 gramë kokainë dhe ka arrestuar tetë persona. Pesë prej të arrestuarve në Itali janë të moshës 20-30 vjeç.

Hetimet kanë nisur në mars të vitit 2015 raportojnë mediet italiane dhe ka kulmuar dje në ish-pistën e avionëve në Ostuni. Shqiptarët e arrestuar jetonin në provincat e Riminit dhe në Cesena. Ata importonin marijuanë nga Shqipëria me avionë të vegjël.
Sipas medieve italiane, Vilson Lamaj ka një personalitet të fortë dhe autoritet. Ai kishte arritur të krijonte kontakte me fermerët që kultivonin marijuanë dhe blerësit në Itali. Piloti kujdesej dhe paguante për transportin si edhe dërgonte farën e marijuanës në Shqipëri.
Kultivimi dhe shitja e drogës rezulton se ishte e vetmja rrugë ku familjarët e arrestuar siguronin jetesën. Dy vëllezërit (Artijon dhe Kleo Lamaj) dhe tre kushërinj ( Elizer Hametaj, Xhesian dhe Arshi Hametaj)si dhe kreu i familjes kujdeseshin për krijimin e rrjetit për tregtimin e drogës.
Kur biznesi i marijuanës nuk lulëzonte, personat e përfshirë në trafik akuzohet se kanë kryer edhe grabitje banesash, përfshirë një grabitje të ndodhur më 13 gusht.

Me sigurimin e disa të ardhurave, grupi kishte menduar të blinte makina të mira dhe avion më të fuqishëm dhe më të madh për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës. Ata madje kishin projekt të zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në prostitucion.

Hetuesit italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare po vijojnë hetimet për të zbuluar plantacionet ku kultivohej marijuanë në Shqipëri dhe më pas transportohej në Itali.
Zanafilla e hetimeve
Hetuesit kanë nisur hetimet për grupin e trafikantëve nisur nga dëshmia e një konsumatori droge. Kjo gjë çoi në identifikimin e korrierit shqiptar i cili u arrestua më 27 mars të këtij viti me 50 gram marijuanë në makinë. Ndërsa në prill, policia zbuloi dy familje shqiptare që kultivonte marijuanë në Forli. Gjithashtu, policia sekuestroi 20 kg marijuanë dhe 50 gramë kokainë dhe arrestoi pesë persona. Hetuesit më pas zbuluan organizatat e drejtuar nga Vilson Lamaj
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
I mbrojtur nga avokati Vittoriano Bruno,Vilson Lamaj ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë e refuzimit të përgjigjes. Në këtë mënyrë për hetuesit italianë është e vështirë të mësojnë se si Lamaj kishte mësuar të fluturonte me këtë avion ultra të lehtë. Me vete nuk kishte asnjë patentë apo certifikatë pronësie për avionin me 130 kg mariuanë.
Në brigjet e Ostunit në Itali e priste një napoletan, i cili kishte për detyrë të merrte ngarkesën e marijuanës, ndërsa Lamaj do të kthehej sërish në Shqipëri.
Sipas hetuesve italianë Lamaj ndiqej prej 7 muajsh dhe mësohet se ai kishte lidhje direkte me disa kultivues kanabisi në zonat e thella të Vlorës dhe merrte bimën narkotike direkt prej tyre, pa ndërmjetës, për ta dërguar në Itali.
Nuk dihet ende se sa fluturime ka kryer Lamaj dhe banda e tij më parë edhe pse brigjet e Ostunit në verë janë të populluara nga kampingje dhe vila pushimesh. Megjithatë, gjatë dimrit, nuk është shumë e vështirë që një avion i tillë i lehtë t’i shpëtojë dhe radarëve të Guardia di Finanza.
Fotot e arrestimit të pilotit shqiptar të avionit
Në foto shihni dhe sasinë e lëndës narkotike të ngarkuar në avion “ultra leggera” ku piloti Lamaj ishte kujdesur ta vendoste në pjesën e pasme të avionit.
Sipas policisë italiane veç lëndës narkotike, Lamajt i janë sekuestruar dy telefona celular dhe një bllok me shënime për itinerarin dhe kontaktet me trafikantët e në Shqipëri-Itali.
Plani i grupit për të zgjeruar "biznesin"
Fotot e pilotit që drejtonte avionin e sekuestruar me drogë gjatë operacionit “Free flight” e tregojnë me pranga në duar shumë pranë avionit të vogël. Vilson Lamaj uli avionin me 120 kg marijuanë në një pistë të vogël në Brindisi. Sipas informacioneve të para nga hetuesit, rezulton se ai e kishte marrë me qira avionin.
Në përfundim të operacionit, policia italiane ka sekuestruar në total një sasi prej 350 kg marijuanë, dy plantacione, 50 gramë kokainë dhe ka arrestuar tetë persona. Pesë prej të arrestuarve në Itali janë të moshës 20-30 vjeç.

Hetimet kanë nisur në mars të vitit 2015 raportojnë mediet italiane dhe ka kulmuar dje në ish-pistën e avionëve në Ostuni. Shqiptarët e arrestuar jetonin në provincat e Riminit dhe në Cesena. Ata importonin marijuanë nga Shqipëria me avionë të vegjël.
Sipas medieve italiane, Vilson Lamaj ka një personalitet të fortë dhe autoritet. Ai kishte arritur të krijonte kontakte me fermerët që kultivonin marijuanë dhe blerësit në Itali. Piloti kujdesej dhe paguante për transportin si edhe dërgonte farën e marijuanës në Shqipëri. Kultivimi dhe shitja e drogës rezulton se ishte e vetmja rrugë ku familjarët e arrestuar siguronin jetesën. Dy vëllezërit (Artijon dhe Kleo Lamaj) dhe tre kushërinj ( Elizer Hametaj, Xhesian dhe Arshi Hametaj)si dhe kreu i familjes kujdeseshin për krijimin e rrjetit për tregtimin e drogës.

VIDEO