GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë greke i disa ditëve më parë, ku u gjetën në një shpellë më shumë se 1 ton kanabis.
Referuar mediave greke, dy gomonet e kapura ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 ton marijuanë dhe si destinacion kishin Aivalin, Turqi. Arsyeja se përse zgjidhej Turqia ka të bëjë me tregun fitimprurës pasi kostoja për kg aty kap vlerën 3-4 mijë euro, e ndërsa në Greqi 1 mijë euro.
Sipas mediave, droga do të shkëmbehej me 150 kg heroinë, ku një sasi prej 1.3 ton ishte lënë në brigjet turke dhe 102 të tjera u kapën nga policia greke. Gjatë operacionit të ndjekjes, mësohet se trafikantët e shtirur si "klandestinë" kanë hedhur heroinën në det, në një thellësi që shkon deri në 3000 metra.
Operacioni i policisë greke ka zgjatur 5 ditë, nga ku u zbulua 1 ton e 172 kg marijuanë në ishullin Piperi, të ndarë në 106 pako. Gjithçka ka nisur në datën 25 shtator ku u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë. Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 persona, ku sipas mediave greke janë dy shqiptarë dhe një italian, përkatësisht të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Megjithatë, policia greke nuk ka dhënë zyrtarisht detaje lidhur me origjinën e të arrestuarve, por më herët është konfirmuar nga ajo shqiptare, ndonëse këta të fundin nuk e konfirmuan se u është gjetur drogë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
12 Shkurt, 11:36
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
VIDEO/ Morata shënon për Galatasaray, skuadra kundërshtare braktis ndeshjen në shenjë proteste
9 Shkurt, 21:34
Vlorë dhe vetëm Vlorë. Tër te kqijat Shqiperisë i vijnë nga Vlora e vlonjatët kokdhima!
Përgjigju