Një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, prej 4 tonë kanabis në zonën e Babicës, Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj. Prokuroria bën të ditur se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal.

"Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente", thuhet në njoftimin e Prokurorisë shpërndarë për mediat. Droga e sekuestruar mbrëmjen ne kaluar në Babicë të Vlorës dyshohet se i përket grupit kriminal të Moisi Habilajt i cili u arrestua të hënën në Catania, Siçili, ndërsa hetimet për bandën kishin nisur që në 2013-ën, kur Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij ishin vënë në përgjim ambiental. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com