TIRANE - Shoferi, fatorino dhe dy të rinj të guidës turistike të autobusit drejt Strambollit ku udhëtonin edhe 35 anëtarë të Forumit Rinor Eeurosocialist Shqiptar, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për trafik droge. Gjatë kontrollit në Erdine Ipsala, pikë kufitare mes Greqisë dhe Turqisë, autobusi i nisur nga Tirana i është nënshtruar kontrollit, ku efektivët zbuluan 66 pako me bimë narkotike me peshë 124.569 gr.
Sasia e lëndës narkotike, sipas burimeve të policisë, ka qenë e fshehur në krevatin që përdorte shoferi për të fjetur në autobus dhe në pjesën e pasme të sediljes së tij.
Autobusi në të cilin është gjetur lënda narkotike është i modelit Stera me targë AS607AP i kompanisë Fenix Travel & Tours, nisur nga Tirana me një ndalesë në Greqi e me destinacion Turqinë.
Të arrestuaritGëzim Elmazi 59 vjeç nga Elbasani, shoferi
Shkëlqzim Domi 55 vjeç fatorino i autobusit
Erion Doce 31 vjeç guida
Ervis Hyseni 32 vjeç guida
Droga u zbulua mbrëmjen e së premtes gjatë kontrollit në kufirin turk. Në autobus udhëtonin 35 anëtarë të FRESSh dhe disa pasagjerë të tjerë me destinacionin e njëjtë, Turqinë. Kjo ngjarje ngjalli edhe
reagime politike në Tiranë, ku Partia Demokratike përmes kreut të Forumit Rinor Belind Këlliçi, akuzoi për përfshirje të socialistëve të rinj në trafikun e drogës. Ndërkohë kryetarja e FRESSH Jozela Koka sqaroi për Shqiptarja.com se lënda narkotike nuk i përkiste asnjërit nga aktivistëve freshistë dhe se pas shoqërimit të personave të dyshuar udhëtimi i tyre vijoi drejt Stambollit me një tjetër autobus.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29