Policia e Poliçanit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatra të ndryshme.
Konkretisht në fshatin Valë është arrestuar kryeplaku, E.T, 44 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimës narkotike".
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , për rastet e evidentuara në territorin e fshatit Usti.
Sakaq janë proceduar në gjendje të lirë B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".
Për rastet e kultivimit të drogës policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë autorët e mbjelljes.