Korrierë, tregtarët me shumicë por edhe shpërndarës të thjeshtë. Plot 29 persona ka vënë në pranga Policia italiane pasi merreshin me shpërndarjen e drogës në Kalabri.
Mëngjesin e djeshëm karabinierët e Frosinone kryen një sërë masash arresti: 7 në paraburgim në burg, 10 arrest shtëpie, 3 ndalime qëndrimi (2 nga Frosinone dhe një nga Ferentino dhe Morolo) dhe 5 detyrime nënshkrimi. Për tre persona kërkesa për masë u refuzua, ndërsa për një të katërt prokurori nuk kërkoi asgjë.
Prokurori i Frosinone Antonio Guerriero në një shënim tregon se "gjatë hetimeve u zbulua rrezikshmëria e grupit, të cilët me veprimtarinë e tyre të lulëzuar kriminale, kanë gjeneruar një alarm të dukshëm shoqëror në qytetin e Frosinone dhe në komunat fqinje".
Nga të arrestuar tre ishin shqiptarë, Artan Cela 46 vjeç, Gualjot Isaj, 38 vjeç, Olsjon Koka, 35 vjeç.