Droga vdekjeprurëse në SHBA
4 mijë herë më e fortë se heroina

Droga vdekjeprurëse në SHBA<br />4 mijë herë më e fortë se heroina
 Më shumë se 300 persona kanë vdekur në shtetin amerikan Ohajo, pas përdorimit të ilaçeve të reja ose substancave të cilat zakonisht janë përdorur si ‘kurth për elefantë’.

Fjala është për njw lloj drogë, e cila është qindra herë më e fortë së fentanila, 4 mijë herë me e fortë se heroina dhe 10 mijë herë më e fortë se morfiumi.

Konsumi i carfentanil-it është rreptësisht i ndaluar për njerëzit dhe kryesisht përdoret vetëm për qëllime veterinare, në veçanti për ti bërë të palëvizshme thundraket e mëdha. Vetëm dy miligram mjaftojnë për të trullosur një elefant të rritur.

Carfentanil duket si kripë kuzhine, ndërsa policia pohon se një dozë prej 20 mikrogramësh është vdekjeprurëse. Një mikrogram është ekuivalent me disa kokrra të kripës.

Policia kanadeze thekson se carfentanil është shfaqur në “tregun e zi”, rreth tre muaj më parë. Është më i fuqishëm dhe më i lirë se heroina dhe kokaina.

Autoritetet kanë regjistruar 300 raste të vdekjes nga mbidoza në Cincinnati nga 19 gushti.

Kjo drogë paraqet rrezik të madh edhe për ata që vijnë në kontakt me përdoruesit, si policia, ekipet e ambulancës dhe qentë nuhatës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri