TIRANË- Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili edhe sot hodhi akuza ndaj Forcave të Armatosura për përfshirje në trafikun e drogës.
Në një deklaratë për mediat, deputetja socialsite Olta Xhaçka i cilësoi akuzat “qesharake” ndërsa tha se Shqipërisë i duhet një opozitë e përgjegjshme. "Çdo ditë e më shumë bëhet e domosdoshme që edhe PD, njësoj siç bën shqiptarët në 23 qershor, të çlirohet nga pengmarrësit e saj,- tha deputetja.
“Turbullira e opozitës vazhdoi edhe sot, kur në deklaratën më të fundit nga selia e SHQUP-it u fol sërish për avionë fantazmë që fluturojnë mbi Shqipëri duke transportuar drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarët dhe teknologjinë më të fundit të ekspertëve të huaj dhe atyre shqiptarë",- u shpreh deputetja socialsite.
"I vetmi qëllim i opozitës dhe i PD-së, tha deputetja Xhaçka është “të gënjejnë sa të munden, me shpresën se diçka do të ngelë”.
Sipas deputetes Xhaçka, “sot shumëkush qesh me imagjinatën e turbulluar të opozitës, por në fakt është për të ardhur keq, pasi Shqipërisë nuk i duhet vetëm një maxhorancë e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com