Një 63 vjeçar është vënë në pranga për kultivim të bimëvë narkotike.
Policia e Sarandës ka arrestuar të moshuarin me iniciale A. Ç, banues në Selenicë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka rezultuar se është implikuar në mbjelljen e disa bimëve narkotike të dyshuara të llojit cannabis sattiva në fshatin Shkallë Mavrovë të Selenicës.
Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në ambientet e Spitalit të Sarandës ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës
I kërkuari është me inicialet A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", ndërsa policia po punon për kapjen e tij.