MALESI E MADHE - Një automjet tip "Golf 5" të ngarkuar me lëndë narkotike të llojit kanabis, janë ndaluar nga policia pranë pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, në Malësinë e Madhe.

Ka qenë një aksion i policisë i koduar "Ndalesa e Fundit" që ka zbuluar drogën në bagazhin e një prej e makinave "Golf" të parkuar pranë një pike karburanti, i cili shoqërohej nga një automjet tjetër tip "Golf 5". Policia ka nxjerrë nga automjeti rreth tre thasë të mbushur me kanabis, ndërsa pas peshimit rezultoi se sasia e drogës ishte 70 kg. 

[gallery]24696[/gallery]
(Në foto automjeti "Golf" ku ishte ngarkuar kanabisi)

Lënda narkotike kishte për destinacion Malin e Zi dhe më pas në drejtim të tregut europian. Në pranga ka rënë Fatbardh Hoxha dhe Kledi Xeka të dy banues në Fushë Krujë, të cilët u kapën në automjetin "Golf 5" ku u gjet lënda narkotike. Ndërsa u shpallën në kërkim tre personat të cilët udhëtonin me automjetin tjetër tip "Golf 5, Aurel Babasi, Sar Hoxha dhe Edmond Xaka banues në fshatin Kameras Fushë Krujë/

 

 

Njoftimi i policisë :

Malësi e Madhe, Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni “NDALESA E FUNDIT”

Sekuestrohen rreth 70 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Sot me datë 15.11.2017 nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u finalizua me sukses operacioni policor "Ndalesa e Fundit" ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë

Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë. 

Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:

A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë

S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë, 

E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë, 

Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ. Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike. 

Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti. Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com