TIRANË- Një 34-vjeçar me iniciale A.Gj. dhe një 64-vjeçare me iniciale H.F. kanë rënë në pranga pasi në rrugën “Hiqmet Buzi”, u kapën me një pako me kanabis me peshë 1 kilogram e 223 gramë.
34-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasje, trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës pakon me lëndë narkotike, ndërsa 64-vjeçarja e mori pakon me kanabis nga posta.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. U sekuestruan 2 pakot me kanabis si dhe një shumë parash.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.