Drogë me postë nga Shqipëria në Finlandë, kush është shqiptari që merrte pakot me kanabis! Grupi kriminal trafikoi 700 mijë euro mall brenda 1 muaj

Drogë me postë nga Shqipëria në Finlandë, kush është shqiptari që merrte pakot me kanabis! Grupi kriminal trafikoi 700 mijë euro mall brenda 1 muaj

Emri i grupit kriminal,

Banda e drogës “Mantaqa”, ka trafikuar rreth 70 kg kanabis midis janarit dhe shkurtit nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanjës.

Grupi kriminal përbëhet nga finlandezë dhe disa shqiptarë, ndërsa vlera që kishin arritur të fitonin përmes kësaj metode të trafikimit ishte rreth 700 mijë euro. Rasti është zbuluar pas një hetimi të gjatë nga policia.

Në “grepin” e policisë, ra i pari një shqiptar, i cili duke përdorur një identitet të rremë, shkonte në post dhe merrte pakot plot me kanabis. I riu u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë.

Deri në këto momente policia ka arritur të sekuestrojë rreth 13 kilogramë lëndë narkotike.

Pasi droga kishte mbërritur në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në qese me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.

4 të dyshuarit kryesorë janë të moshës 28, 27, 26 dhe 25. Policia ende po heton rastin, pas mendohet se të përfshirë janë edhe 5 persona të tjerë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 24/04/2022 06:34

    Te hetojne dhe ne Shqiperi,ke posta,po behet nami.Asgje nuk kalon ne skaner ne posten Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot