Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi janë kapur me drogë. Ilirjan Luku 32-vjeç dhe Rezart Sula 27 vjeç kishin fshehur në garazhin e një pallati në Livorno, me 37.7 kg lënë narkotike të llojit kokainë dhe heroinë. 

Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e gjysmë milioni euro. 31-vjeçari Ilirjan Luku është me precedent të mëparshëm penal për shitje të lëndëve narkotike. 
Operacioni i policisë italiane është zhvilluar ditën e martë, por nuk ishte njoftuar. 

Gjithçka nisi pasi një banor i pallatit, kishte njoftuar policisë se dy burra po ngarkonin disa çanta në makinë. 

Ai kishte dyshuar se ata ishin hajdutë. Kur policët arritën në adresën e njoftuar ata ndaluan makinën pa dalë nga garazhi i pallatit. 

Pas kontrollit të makinës ata zbuluan 36 kilogramë heroine dhe 1.7 kg kokainë, që do shpërndahej. 

Nga hetimi rezultoi se dy shqiptarët nuk jetonin në atë pallat, por kishin çelësat për të hapur portat e dy garazheve, ku u gjet edhe sasia tjetër e lëndës narkotike. Nisur nga kjo sipas policisë italiane të tjerë persona janë të përfshirë në trafikun e drogës. 

Arrestohet nje tjeter shqiptare, Galica me 10 kg ne makine
Edhe në Teramo, një qytezë italiane një tjetër shqiptar është arrestuar. 34-vjeçari, Dritan Galica u kap me 10 kg kanabis në makinën e tij.

Policia kishte dalë për kontrolle natën në zonë, pasi ishin rritur vjedhjet ndërsa ndaluan makinën e shqiptarit. 

Ai ka shfaqur shenja ankthi, gjë që detyroi policët të bëjnë kontrollin e makinës. Të fshehur nën ulësen e pasme, policia, pas kontrollit të kujdesshëm gjeti lëndë narkotike..
 
dritan galiza

Mbi to ishte shkruar Londër, siç duket firma e trafikantëve për të njohur drogën e tyre.

dritan galiza




Redaksia online
(Shqiptarja.com)