Një 28-vjeçar nga Himara me inicialet B. Xh është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip 'Benz-Mercedez' iu gjetën dy doza të llojit kokainë. Jo vetëm kaq, por gjatë kontrollit në banesë, për shkak se u dyshua për më tepër, policia ka evidentuar të mbjellura disa fidanë kanabis sativa.
Tani ky shtetas do të përballet në gjykatë me akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
Ndërkohë gjatë kontrollit në ambientet e një karburanti në Dhërmi policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.