Drogë në makinë drejt Greqisë, në pranga 38-vjeçari

Drogë në makinë drejt Greqisë, në pranga 38-vjeçari

Një 38 vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi tentoi të kalonte nga dogana e Kapshticës 68 kg kanabis.

Në pranga ka rënë G.Gj banues në Divjakë. Mësohet se 38-vjeçari me mjetin tip “Toyota" tentoi që kalonte drogën përtej kufirit, por u kap në flagrancë pas skanimit.

Siç bën të ditur Policia, pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton