Drogë në shkollat e baret e Tiranës, Report Tv siguron dosjen hetimore! Trafikantët komunikonin me kode, zbardhen përgjimet! 2 ishin të infiltruar të policisë

Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan të mërkurën në Tiranë gjatë operacionit "Harta", që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy, jo vetëm në komunikimet verbale  por edhe në celular. Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin. Vëllai i madh dhe vëllai i vogël lidhet me sasinë e kokainës që do të shpërndahej nga personat e përfshirë. Policia dhe prokuroria ka administruar dhjetëra telefonata për të siguruar fillimisht deshifrimin e kodeve dhe më pas sigurimin e provave për veprimtarinë kriminale. Zona kryesore e shpërndarjes, sipas burimeve, ishte rreth e përqark gjimnazit "Petro Nini Luarasi" dhe lokaleve përreth. Një pjesë e mirë e anëtarëve të grupeve ishin më herët të skeduar, por për shkak të mungesës së provave nuk ishin arrestuar. Gjatë javëve të fundit, përmes një bashkëpunimi të frytshëm me prokurorinë u bë e mundur vënia e tyre në përgjim dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale.Gjykata e Tiranës dha sot masat e sigurisë për 10 nga personat e arrestuar. Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj janë lënë në burg, ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme. 

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen, në të cilë ka shumë episode përgjimesh, ku protagonistë janë të infiltruar nga policia.  Dy agjentë të antidrogës Oni dhe Reno që u inflirtuan në rrjetin e shpërndarësve të drogës në Tiranë, i dhanë goditje bandës së ndarë në dy grupe, që vepronte në lokale nate dhe në shkolla. Report Tv ka siguruar dosjen e plotë hetimore, ku dalin dhe përgjimet mes shpërndarësve e klientëve

Dorjano Çela është një nga shitësit e kokainë, arrestuar të mërkurën gjatë operacionit “ Harta”, me20 të arrestuar dhe 4 në kërkim. Çela është përgjuar duke biseduar me klientin me poseudinimin Reno, që në këtë rast është një agjent antidroge i inflitruar. Dorjano Çela po shet mall, kokainë, të një  cilësie shumë të mirë, të paktën referuar reklamës që i bën “klientit”, i cili rezultoi më vonë të jetë kurthi i tij i arrestimit. Referuar dosjes hetimore, për ndarjen e lëndës narkotike në doza, autorët përdornin kryesisht banesat e tyre, në të cilat mbanin sasitë e drogës dhe një pjesë të parave të fituara nga shitja.

Porositë, thuhet në dosje, i marrin fizikisht ose me celular. Zakonisht i telefonojnë porositësit, i njohur prej tyre, por u përgjigjen edhe personave të panjohur që u prezantohen si lidhje shoqërore të të njohurve të tyre. Si vend takimi lënë kryesisht vende afër shtëpive të tyre, por sipas rastit shkojnë edhe aty ku ndodhen përdoruesit duke përdorur makinat shpesh herë të marra me qira. Për të dokumentuar në mënyrë të plotë aktivitetin kriminal, policia infiltroi dy persona për blerjen e simuluar të drogës, “Onin” dhe “Renon”, të cilët përveç blerjes regjistruan gjithçka në audio.

Armando Xheladini drejton lokalin "Boleros Club" në Tiranë dhe shet kokainë duke përdorur kamarieret e lokalit, por edhe vetë. Bazuar në këto të dhëna ai u vendos në përgjim dhe më pas brenda lokalit “Oni” i infiltruar bleu te kamarieri Marjo Gallushi kokainë, i cili nuk pranoi të ulte çmimin me arsyetimin se ishte vetëm punëtor.

Kujtojmë përmes një operacioni të gjerë në të gjithë Tiranën, dy grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur si pasojë e një operacioni anti-drogë të policisë së Tiranës. Në pranga kanë rënë 20 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.  Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se për realizimin e këtij operacioni të koduar ‘Harta’ janë përdorur metoda speciale të hetimit që ka zgjatur prej muajsh.

Grupet kriminale funksiononin pa një strukturë drejtuese, duke përdorur mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ndërsa për shitjen e lëndës narkotike ata, organizoheshin nëpër automjete të transportit publik me qëllim që të mos binin në kontrollet e policisë. Kokaina dhe heroina, shiteshin në lokalet e natës, ndërsa kanabisi shitej pranë shkollave, kryesisht pranë gjimnazeve ku klientë kryesorë ishin nxënësit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Personat e arrestuar
Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç,  Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç.

Harta e shpërndarjes së drogës në Tiranë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
‘Mall Holande mo lale, s’mbaj gjo të keqe unë mor burrë’, si shitet droga në Tiranë! Si ‘cjapi te kasapi’ te i infiltruari i policisë

1679571741_Screenshot7.jpg

Një tjetër episod i shitjes së drogës në Tiranë në dosjen e siguruar nga Report Tv është ai i datës 2 shkurt 2023, kur i infiltruari i policisë me emrin e koduar "Reno" kërkon të blejë kanabis tek njëri prej të arrestuarve, Dorjano Çela.

Biseda mes tyre është përgjuar:

Reno: E motrat në p** e paske mor burr, na boni me bo tatuazh me ja q motren (nje) do?

Dorjano Çela: Mall Hollande mo lale smaj gjo të keqe un mor burr.

Reno:E1 (nji) të vogël ta myllim sot vllai

Dorjano Çela: Po mor kur të doj k***

Reno: Ore kshu je gjith ditën e ?

Dorjano Çela: Po po

Përmbajtja e transkriptuar e veprimit të blerjes se simuluar me date 2.2023, ora 21:10 si me poshte vijon per interes për hetimin:

Reno: Me ke dal fiks

Dorjano Çela: He zemra ca do me thoshe

Reno: Jo mo e se ne marrim nje cik si shum kshu cdo dita

Ora 12:55
PËRGJIMET në Tiranë/ I infiltruari i policisë ‘Reno’ kërkon kokainë, trafikanti: Po ti kujtohesh në fund o vëlla

1679571666_Screenshot9.jpg

Një tjetër episod i trafikut të drogës në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi tregon një moment kur njëri prej teë infiltruarve të policisë me emrin e koduar ‘Reno’ komunikon me trafikantët dhe kërkon kokainë.

“Në datën 27.01.2023, rreth orës 22:55, ne rr. "Myslym Shyri", Tirane, bazuar ne utorizimin për blerje të simuluar personi i autorizuar me emrin e koduar "Reno", eu blerjen e simuluar te një doze me lende te dyshuar narkotike te llojit kokainë, shtetasi Fabian Qoku. Pasi u bë sekuestrimi lëndës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, u bë peshimi dhe rezultoi me peshe te pergjithshme me ambalazh 0.4 (zero katër) gram e cila më pas u fut në qesen provave me Nr.UNIK. A3005319. Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dergua për ekspertim kimik në Institutin e Policise Shkencore. Veprimi i blerjes së simuluar u krye e rregjistrim video dhe audio”, thuhet në dosje.

Biseda e transkriptuar

Reno: : "Ça behet"

Fabian Qoku: "Degjo se një me ngeli mu se i hoqa se ti të lajmëro ne fund o vlla

Reno: E s’ke mo fare?

Fabian Qoku: "Skam me vete duhet me ik me mor".

Reno: "Do t vish prap

Fabian Qoku: "Okej po vi".

Ora 12:39
Drogë në Tiranë, Report Tv siguron DOSJEN/ ‘Mos më shkruaj në Facebook se e ka dhe gruaja’, biseda mes të infiltruarit të policisë dhe trafikanti

1679571617_641ada514e858kapen.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv për trafikun e drogës në Tiranë ka disa përgjime. Në një momentin është një person me emrin e koduar " Oni" i cili është i infiltruar i policisë, i cili lejohej të blinte nga një prej të akuzuarve Mahrem Tarushi lende narkotike te llojit kokainë". Në dosje jepet përgjimi i komunikimit mes tyre.

Oni: 0 Remo

Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon mqafsh mu

Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenè?

Mahrem Tanushi: Hic me mirè ja ne shpi ça do bejme ... (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè

Oni: Posa do ma japesh?

Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robt

Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?

Mahrem Tanushi: B-Ca të bejkmë

Oni: Po s’ke numër ti lale?

Mahrem Tanushi: Po mshkruaj ne facebook mo burr.

Oni: Në facebook nuk te shkruj une se e ka nusja.

Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë pra, ik se flasim e takona.

Ora 12:03
Trafik droge ne Tiranë, lihen në burg 10 prej 20 të arrestuarve (EMRAT)! Nesër seanca për 10 të tjerët

1679569453_641af2e3b2b36tirane.jpg

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogë të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Të arrestuarit për të cilët u mor masa sot: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj. 

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • perforues i rregullt kokaine...: 24/03/2023 19:24

    edhe une sot dua kokaine,,a ka dikush,,te ma sjelle tek kali i skenderbeut ,,ne ora 9..do kem mje gazete ne dore..me thoni dhe sa kushton nje racion....

    Përgjigju
  • Chhf: 23/03/2023 13:34

    Goxha titull. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën