Drogë nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në New York
1-vjeçari, Nicholas Dominici
Një kg drogë e llojit “fentanil” është gjetur në një tapet në një dhomë gjumi në një çerdhe në New York, ku një fëmijë ndërroi jetë dhe 3 të tjerë u dërguan në spital. 1-vjeçari, Nicholas Dominici, i cili kishte nisur çerdhen një javë më parë, ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës.
Policia ka ngritur dyshimet se fëmijët nga 8 muajsh deri në 2 vjeç, thithën fentanil në çerdhe. Hetuesit zbuluan gjithashtu 3 presa të përdorura për të paketuar drogë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, pronari i çerdhes në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje dhe komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultojnë në vdekje.
“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan foshnjat dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një çerdhe për fëmijë”, tha prokurori amerikan i Manhattan
Policia thotë se droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanil, 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkaku për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40.9%
-
Mësuesve
32.6%
-
Nxënësve
26.5%
Vota total: 264
Lajme të tjera
-
Blinken bisedë telefonike me homologun e tij kinez, në fokus marrëdhënia SHBA-Kinë dhe lufta në Lindjen e Mesme
6 Dhjetor, 11:11
-
Aleati i ish-presidentit Trump: Nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata
6 Dhjetor, 07:54
-
Ish-zyrtari i lartë amerikan, Townsend: Ballkani të mos mbetet larg vëmendjes së SHBA dhe BE
5 Dhjetor, 20:00
-
Presidenti Zelenskyy i drejtohet Senatit amerikan mes debateve për ndihmën për Ukrainën
5 Dhjetor, 19:06
-
Lulzim Basha 'mesazh Berishës' nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme
5 Dhjetor, 14:27
-
VIDEO/ Marinsat përleshje me civilët në një klub nate në Teksas
5 Dhjetor, 13:13
-
Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit, nëse ndalet ndihma për Ukrainën
5 Dhjetor, 09:24
-
Basha në SHBA, takim me kongresmenin Hill: Lufta pakompromis ndaj korrupsionit prioritet i PD
5 Dhjetor, 09:17
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në SHBA, reagojnë banorët: Dëgjuam të shtëna armësh
5 Dhjetor, 09:15
-
Një ish diplomat amerikan akuzohet se për dy dekada ka punuar si agjent i Kubës
4 Dhjetor, 22:26
-
Daily Mail: Gangsterët shqiptarë kanë ‘uzurpuar’ tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, burgjet po tejmbushen
4 Dhjetor, 17:45
-
Shërbeu si agjent për qeverinë e Kubës, arrestohet ish-ambasadori amerikan
4 Dhjetor, 11:10