Drogë, telefona dhe pajisje për wifi, policia greke kontroll në burgun e Koridhalos, mes tyre edhe qelia e Sandër Pemaj! U dënua për trafikun e 1.1 ton kokainë

Drogë, telefona dhe pajisje për wifi, policia greke kontroll në burgun e Koridhalos, mes tyre edhe qelia e Sandër Pemaj! U dënua për trafikun e 1.1 ton kokainë

Sandër Pemja dhe sekuestrimi i sendeve që u gjetën brenda në qeli

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e një qeni nuhatës kanë mësyrë në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

Në shumë prej qelive të kontrolluara mësohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuese dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë, raportojnë mediat greke.

Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj, 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet pajisja për wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë.

Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020. Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë.

Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë klubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë