Nëntë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.R 28 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë nga policia e Kavajës u arrestua një 31-vjeçari, pasi në fshatin Luz i Vogël, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

Ndërkohë në Tiranë një 40-vjeçar u arrestua për pasi në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, i ka vjedhur shtetases E. G., me dhunë nga qafa, varësen e floririt, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Tre persona të tjerë u arrestuan për dhunë në familje, ndërsa tre të tjerë për drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur.