Drogë dhe plaçkitje/ Në arrati prej 4 vitesh, policia italiane i prish pushimet me të dashurën shqiptarit

Drogë dhe plaçkitje/ Në arrati prej 4 vitesh, policia italiane i prish pushimet me të dashurën shqiptarit

ITALI-Një shqiptar i arratisur në Itali që nga viti 2015  u arrestua në një hotel në Monterosso, ku po kalonte pushimet me të dashurën. B.A. ishte dënuar në Itali për vjedhje, tregtim droge dhe plaçkitje. Veprimtarinë e tij kriminale e ushtronte në Milano dhe policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.

Sipas medias italiane shqiptari mendonte se 4 vite do të mjaftonin që ai të harrohej. I arratisuri u gjurmua nga kartat e përdoruara në hotelet në të cilat ai po kalonte pushimet me të dashurën. Pas verifikimeve të mëtejshme policia italiane e gjeti dhe e bllokoi në mes të fshatit turistik Cinque Terre. Ai u bëri rrezistencë policëve dhe iu drejtua komandantit Jonni Andrieucc me fjalët :"Unë isha i sigurt se nuk do të më gjesh."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)