POGRADEC- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ata udhëtonin policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar canabis sativa.
Në pranga kanë rënë:
A.T, 21 vjeç, banues në Pajovë, Peqin
E.H, 22 vjeç, banues në Kamenicë, Korçë
F.D, 29 vjeç, banues në Elbasan
P.Ç, 22 vjeç, banues në Korçë.