
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar përgjigjie nga Izraeli për masakrën e ndodhur ditën e sotme në Gaza ku 104 persona që po prisnin ndihmat humanitare u vranë nga bombardimet e dronëve ndërsa mbi 700 të tjerë u plagosën.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheu Miller, në një deklaratë për shtyp tha se SHBA-të po marrin informacione dhe po monitorojnë veprimet e Izraelit në ngjarjen e sotme.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka mohuar të ketë hapur zjarr ndaj turmave të njerëzve në Rripin e Gazës të cilët po prisnin ndihmat humanitare.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Po prisnin të merrnin ndihma ushqimore, 104 palestinezë vriten nga sulmet izraelite! 760 të plagosur! SHBA: Po hetojmë ngjarjen, Izraeli të japë shpjegime










