BRITANI - Policia angleze ka arrestuar një 41-vjeçar vetëm për shkak se ka ngritur në ajër një dron gjatë ndeshjes Manchester City-Tottenham. Sipas policisë britanike 41-vjeçari është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e hapësirës ajrore. Gjithashtu policia shton se dronët mund të përbëjnë rrezik në stadium pasi nëse bien nga lartësitë mund të plagosin ndonjë person.
 
Rastin në fjalë mediat serbe nuk kanë ngurruar që ta lidhin edhe me dronin i cili fluturoi më 14 tetor mbi stadiumin  “Partizani” në Beograd gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi  ku u valëvit flamuri i Shqipërisë së Madhe.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)