1757524551_bajrambegaj2.jpg

Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Përmes rrjeteve sociale, Begaj thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe përgëzojmë reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët”,- shkruan Begaj.

Dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës që lamë pas. Kryeministri Donald Tusk njoftoi në parlamentin e vendit se kanë qenë të paktën 19 të tillë që kanë hyrë në Poloni nga Bjellorusia. Ai saktëson se janë rrëzuar 4 prej tyre dhe se nuk ka patur të lënduar.


Lajmi kryesor:

19 dronë rusë në hapësirën ajrore polake, 4 u rrëzuan! Varshava: Aktivizojmë nenin 4 të NATO-s! Tusk: Nuk kemi qenë kurrë më afër një konflikti që nga Lufta e II Botërore