Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor "Ran", i zhdukur mistershëm pas zbulimit

Një dron nënujor ka gjetur një strukturë misterioze natyrore 400 metra nën Antarktidë

Antarktida është një nga rajonet më misterioze në planet dhe për të cilën nuk mungojnë as teoritë konspirative, nga “qyteti i humbur”, deri tek “e pushtuar nga alienët”.

Jo vetëm që përfshin disa nga vendet më të ftohta në sipërfaqen e Tokës, por është gjithashtu interesante të dihet pse aeroplanët nuk fluturojnë kurrë mbi Antarktidë. Pothuajse e paeksploruar nga studiuesit dhe e veshur nga misteri se çfarë përmban. Por Tani, është një dron nënujor që po kërkon të zbulojë “çelësat” e nivelit të ardhshëm të detit dhe një strukturë misterioze.

“Ran” është emri i dronit (nëndetëse ujore), që është përdorur nga shkencëtarët nga Universiteti i Goteborgut, në Antarktidën Perëndimore, për të hetuar një zgavër të fshehur nën raftin e akullit Dotson. Nëndetësja ka punuar për 27 ditë dhe ka udhëtuar pothuajse 1000 kilometra, për të marrë harta me rezolucion të lartë të asaj që fshihet nën akull.

Ky studim, rezultatet e të cilit janë paraqitur në një artikull të botuar në revistën shkencore Science Advances, ka demonstruar disa informacione që diheshin tashmë, si për shembull se akullnaja shkrihet më shpejt në zonat ku rrymat nëntokësore janë më të fuqishme.

Megjithatë, diçka tjetër fshihet në “raftin” e akullit Dotson. Studiuesit thonë se modele të ndryshme gjeografike dhe fizike janë parë në bazën e akullnajës, e cila përmban lugina, maja, pllaja dhe formacione të ngjashme me dunat.

Hipoteza e përdorur nga studiuesit është se këto struktura mund të jenë formuar nga uji që kalon nëpër akullnajë dhe se është në mëshirë të ndikimit të rrotullimit të Tokës. Karen Alley, një eksperte e akullnajave në Universitetin e Manitobës, thotë se:

"Ne kishim të dhëna se sa komplekse ishin shtresat e akullit të Antarktidës, por “Ran” ka zbuluar një pamje shumë më të madhe dhe më të plotë".

Tani e tutje, duke kombinuar informacionin nga satelitët me atë të dronëve si “Ran”, shkencëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë një hap më tej për të kuptuar sjelljen e akullnajave.

Megjithatë, nuk janë të gjitha lajmet e mira. Në vitin 2022 “Ran” zhvilloi aktivitetin kërkimor, teksa studiuesit e përdorën në përpjekje për të marrë të dhëna të reja, por pas zhytjes së parë dhe të suksesshme, ai u zhduk pa lënë gjurmë. Anna Wåhlin, Profesore e Oqeanografisë në Universitetin e Goteborgut, thotë se:

“Këto përparime shkencore u bënë të mundura nga zhytësi unik që ishte “Ran”. Ky hulumtim është i nevojshëm për të kuptuar të ardhmen e shtresave të akullit të Antarktidës dhe shpresojmë të jemi në gjendje të zëvendësojmë “Ran” dhe të vazhdojmë këtë punë të rëndësishme”.

Megjithatë ajo nuk dha shpjegime teknike apo shkaqe se si u zhduk ky dron nën akullnaja, duke u hapur rrugë edhe teorive të reja konspirative, për diçka të pazakontë që mund të fshihet atje poshtë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali