“Dronin e bleve me lekët e tua apo ia more Saliut?”, qytetari “thumbon” Ramën, kryeministri: Vrite një çikë mendjen

“Dronin e bleve me lekët e tua apo ia more Saliut?”, qytetari “thumbon” Ramën, kryeministri: Vrite një çikë mendjen

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ngjalli shumë reagime pas postimit të rikonstruksionit të Urës së Drojës në Lezhë. Shumë qytetarë i kanë shkruar Ramës për problemet nga më të ndryshmet, ku nuk harrojnë thumbimet për kreun e qeverisë. Një prej tyre pyet me ironi Ramën se me çfarë parash ka blerë dronin që xhiron videot që më pas i shpërndan në Facebook. Për të mos u humbur është dhe përgjigja e Kryeministrit, që i thotë qytetarit se duhet ta vrasë më shumë mendjen për të gjetur se me çfarë parash është blerë droni.

Komentuesi: Je i vetmi kryeministër që publikon punët që bëhen me lekët e popullit bravo, shpresoj që dronin ta kesh blerë me lekët e tua apo ja more hua Salës (dronin )?

Edi Rama: Rrofsh se më bëre të buzëqesh! Kryeministrat nuk dallohen se kush i bën punët me lekët e popullit dhe kush me lekët e veta, po kush i bën mirë e kush jo punët që kudo në botë bëhen me taksat e qytetarëve! E dyta, kjo puna këtu për shembull, nuk është bërë me lekët e popullit, po me lekët e një kompanie në atë zone, po pyetja ime është, çfarë të shqetëson ty kur shikon punë të mira që bëhen?! Dhe e fundit, vrite një çikë më shumë mendjen për dronin, se nuk i ke rënë pikes.

 
Komentet tek Facebook-u i Ramës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 29/08/2018 03:13

    KRYEMINISTRI YNE ESHTE MASHTRUES DHE NUK TREGON TE VERTETEN SI DHE KUSH I BLEU DRONET PARA 2 vitesh PO TE MOS GABOHEM SAIMIR TAHIRI BERI SHOW PER DISA DRONE QE DO FOTOGRAFONTE PARCELAT E KANABISIT DHE MBURRESHE PER MODERNIZIMIN E POLICISE KY VEPRIM NUK U BE ASNJEHERE SE DIHET CFARE NDODHI ME TRAFIKANTIN E DROGE TAHIRI TANI KRYEMINISTRI YNE PO I GJEN VENDIN DRONEVE TE TAHIRIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës