Dëshmia e fqinjëve të 51-vjeçarit: S’kishin lekë, ua preu shteti dritat! Shtëpinë ia ndërtoi kisha

Dëshmia e fqinjëve të 51-vjeçarit: S’kishin lekë, ua preu shteti dritat! Shtëpinë ia ndërtoi kisha

Fqinjët e 51-vjeçarit kanë folur për Report Tv. Ata kanë treguar detaje nga ngjarja tragjike ku Frrok Begaj, babai i 8 fëmijëve humbi jetën.

Begaj sipas fqinjëve vdiq pasi hipi në shtyllë të lidhte dritat. Fqinjët kanë treguar se ai ishte në një gjendje të rënduar ekonomike.

Babai i 8 fëmijëve, më të voglin 4 vjeç, ka humbur jetën. Korrentin ia ka fikur shteti, prej 4 ditësh. Rrugë s’ka, ambulanca deshi 1 orë të vinte. Nuk kemi kurrfarë të dhënash. Policia erdhi. Ai hypi në shtyllë të lidhte dritat se është vetë i teti brenda. Ia prenë dritat se s’kishte para të paguante. Djalin e ka në Mal të Zi, punon aty. Sa ka hipur në shtyllë, ka rënë në tokë menjëherë. Isha unë aty bashkë me gruan e me fëmijët. Çfarë na ka bërë shteti neve? S’kemi parë asgjë të mirë. asgjë, na ka hequr bukën, ujin e dritat. Ai i këputi se ishim të gjithë në terr. Fukarallik i jashtëzakonshëm. Dy vajza të martuara, 8 fëmijë. Gjynah i zotit. Jetonin në mjerim. Kisha na ka bërë shtëpinë, u ka blerë e tokën. Të kishin gjendje e bënin vetë.

Fqinjët e 51-vjeçarit Frrok Bregu


Lajmi kryesor:

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën babai i 8 fëmijëve, hipi në shtyllë të rilidhte energjinë elektrike


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'