Dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit/Kush trembet nga ekstradimi i Izet Haxhisë?

Dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit/Kush trembet nga ekstradimi i Izet Haxhisë?

Njeriu kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë, Izet Haxhia, pritet të ekstradohet në Shqipëri, për t'u përballur me akuzat e drejtësisë shqiptare ndaj tij.

Ekstradimi i Izet Haxhisë pritet të çojë në rihapjen e dosjes për vrasjen e bujshme, atë të Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, lider i Lëvizjes së Dhjetorit '90 dhe një prej personazheve më me influencë brenda të djathtës në atë kohë.  

Por ky nuk është një lajm i mirë për ato segmente të politikës shqiptare të cilët kanë dashur kyçjen e çështjes "Hajdari" me qëllim që autorët e vërtetë ose bashkëpunëtorët realë të cilët donin eliminimin politik dhe fizik të ish-liderit të lëvizjes antikomuniste, të mos zbulohen kurrë.
   
Ish-truproja dhe një nga njerëzit më të ngushtë të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president i Republikës, 1992-1997, akuzohet si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Akuzë për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare.

Haxhia është akuzuar edhe nga ish-eprori i tij, Sali Berisha, si njeriu që bashkë me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmani ekzekutuan Azem Hajdarin pranë selisë së Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, Izet Haxhia ka një variant të tij. Ai ka hedhur akuza direkte mbi Sali Berishën për vrasjen e Hajdarit, duke hedhur pikëpyetje mbi njeriun që nxori ish-nënkryetarin e PD në pritë i cili do të vritej nga Haklaj. Haxhia akuzon Berishën se fshihet pikërisht ai pas këtij skenari. Sipas Haxhisë, Hajdari i rrezikonte karrigen Berishës dhe për këtë qëllim ish-kryeministri nuk donte një sfidant të fortë në parti.

Kjo tezë e Izet Haxhisë pritet t'i shtohet dosjes voluminoze të "vrasjes së shekullit" nëse çështja do rihapet. Përsa kohë kemi një dënim prej 25 vitesh burg për Izet Haxhinë, rigjykimi dhe hapja e dosjeve është pikësëpari e mundur, pasi një gjë e tillë parashikohet në kushtet e ekstradimit, ku kërkohet që të dënuarit t’i garantohet në proces i drejtë dhe i paanshëm.

Neni 450 i Kodit të Procedurës Penale, pika 'dh' e tij parashikon që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes. Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda tridhjetë ditëve nga data kur personi është ekstraduar.

Insistimi i Izet Haxhisë për rigjykim duket se është shpërblyer nga drejtësia turke të cilët nesër në mbrëmje pritet t'ia dorëzojnë atë autoriteteve shqiptare. Ndërsa detyra e drejtësisë shqiptare është dhe mbetet të bëjë drejtësi sipas ligjit.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Azem Hajdarit, ekstradimi i Izet Haxhisë në dorë të ministrit turk të drejtësisë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën