'Dua abetaren time', nxënësit e Luginës së Preshevës kërkojnë libra në gjuhën shqipe (FOTO)
Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nxënësit e Luginës së Preshevës marshim për libra në gjuhën shqipe
Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës.
Fatmir Arifi, veprimtar në Luginën e Preshevës
Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë edhe secilin individë që e quan veten shqiptar. “Kjo është çështje kombëtare dhe si e tillë na përket të gjithëve”, thotë ai.
Nxënësit e Luginës së Preshevës marshim për libra në gjuhën shqipe
Arifi thekson se shtatori, muaji i parë i vitit shkollorë në Luginë të Preshevës, po synohet të kalojë në heshtje dhe se fatkeqësisht kërkesat dhe nevojat e nxënësve shqiptarë për ta gëzuar të drejtën e arsimimit me libra në gjuhën e tyre amtare po bien ne vesh të shurdhët.
“Tragjedia nuk përfundon këtu. Tragjedia më e madhe është se të vetëquajturit lider të Luginës nuk kanë synim ti pajisin fëmijët tanë me dije. Ata duan qytetarë injorant që ti’ përdorin si makineri votimi”, thotë veprimtari Fatmir Arifi, që njëherësh është edhe hulumtues shkencor në Institutin e Historisë-“ Ali Hadri” në Prishtinë.
Sipas tij, Serbia karshi shqiptarëve, është po ajo që ka qenë vazhdimisht dhe përveç të tjerash, asaj po i pengon edhe Abetarja, po i pengon libri shqip.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Balla takim me deputetin Shaip Kamberi në parlamentin serb: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen
12 Nëntor, 16:22
-
Presidenti Begaj pret Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Serbi: Mbështetje çështjes së shqiptarëve në Preshevë! Hapja e Konsullatës në Bujanoc, hap i rëndësishëm
12 Nëntor, 13:26
-
Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim
19 Tetor, 12:39
-
Basha në Beograd: Shërbimi ushtarak i shqiptarëve të Preshevës të mos jetë i detyrueshëm! Serbia të sigurojë të drejtat e tyre
11 Tetor, 13:49
-
Veliaj: Nga shtatori i vitit tjetër ushqim falas në shkollat e kryeqytetit! Do ndërtojmë edhe Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta
1 Tetor, 17:42
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë kundër diskriminimit nga Serbia
23 Shtator, 22:47
-
Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi letër ambasadave në Serbi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
27 Gusht, 11:35
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në protestë kundër qeverisë serbe: Duam libra shqip!
12 Gusht, 13:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
Kush janë 4 përfitimet që sjellë leximi i librave?
14 Korrik, 15:54