"Dua dhe unë një strehëz" është projekti i bamirësisë që kërkon t’ju vijë të ndihmë 50 banesave në Mirditë. Zyrtarë, qytetarë dhe biznese te zonës janë bërë bashkë për të mbledhur sa më shumë fonde.

Situata e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen shumë familje në Mirditë, ka bërë bashkë zyrtarë, qytetarë dhe biznese te zonës.

"Dua dhe unë një strehe" është projekti i bamirësisë që kërkon t’ju vijë në ndihmë 50 banesave të cilat nuk plotësojnë asnjë kusht për të jetuar.

Pasi janë identifikuar familjet që jetojnë në kushte ekstreme, kryetari u bashkisë së Mirditës ka ftuar këdo që mundet të japë kontribut.

“Nuk ka vlerë të qenurit kryetar bashkie kur në bashkinë time ka familje që jetojnë në varfëri, ju bëj thirrje të gjithëve të kontribuoni, unë kam marrë një vendim që të dhuroj një rrogë të timen për të varfrit,” shpjegoj Ndrec Dedaj Kryetar i Bashkisë Mirditë.

Nismës i është bashkuar edhe kleri katolik i zonës. Ipeshkvi i Mirditës, Gjergj Meta, u shpreh se nuk duhet të harrojmë varfërinë që kemi kaluar secili prej nesh.

“Nuk duhet ta harrojmë varfërinë ku janë rritur shumë prej nesh, në këtë mënyrë neve kthejmë atë që na është dhënë ne kur ishin të varfër,” tha Gjergj Meta Ipeshkv i Mirdites.

Biznesmenët e pranishëm në këtë event, kanë shprehur gatishmërinë për të dhuruar dhe bashkëpunuar me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e identifikuara.

“Ne i jemi bashkuar këtij projekti për të ndërtuar edhe një banesë tjetër për vitin 2018,”deklaroj një prej biznesmenëve.

“Duke parë situatën e vështirë në Orosh, duke biseduar edhe me kryetarin e bashkisë marr përsipër ndërtimin e një shtëpie në Bolshar,” tregoj një tjetër biznesmenë i pranishëm.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për ndryshimin e situatës për 50 familjet e identifikuara me probleme, bashkia ka publikuar një mesazh promocional dhe numrat e llogarisë bankare.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com