'Dua drejtësi...nipi të varet', flet xhaxhai i autorit, dëshmia tronditëse: Ai i vendosi peshqirin në fyt (VIDEO)

Teksa ditën e djeshme u përcjellë për në banesën e fundit 51-vjeçarja Drita Saliaj që u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij, detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes së saj. Së fundmi ka qenë kunati i së ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, i cili ishte dhe personi që dorëzoi në polici nipin e tij 16-vjeçarin Luis Saliaj, që ka dhënë edhe rrëfimin e djalit që ishte një nga autorët e krimit makabër.

Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.

"I thash policisë që nipi do e tregojë vetë ngjarjen. Në 5 janar mamaja e nipit më tha se djali është i dyshimtë." tha Ilir Saliaj, një nga vëllezërit e burrit të së ndjerës.

Ndërkohë ai ka thënë se nipi ka rrëfyer edhe krimin duke thënë se ishte pikërisht ai që i ka vendosur peshqirin në fyt nuses se xhaxhait së tij.

"Nipi tha se e mbytëm me peshqir. Luisi më tha që nuk kam marrë pjesë në vrasje" tha më pas Ilir Saliaj.

Ndër të tjera Ilir Saliaj ka thënë se trupin e të ndjerës në rezervuar e kishin hedhur shokët e nipit ndërsa shprehet se ky i fundit është një djalë i keq dhe përdorues hashashi.

"Trupin në rezervuar sipas nipit e ka hedhur shoku i tij. Nipi është djal i keq dhe është përdorues i hashashit. Djali është tip mashtrues, nuk i besohet asnjë fjalë" tha më tej Ilir Saliaj.

Ndërkohë xhaxhai i autorit shprehet se mes familjeve nuk ka patur asnjë konflikt ndërsa shton se ata nuk janë lejuar të shkojnë në ceremoninë mortore të së ndjerës.

Familja e autorit nuk ka pasur konflikte më familjen e viktimës. Nuk na kanë lejuar të shkojmë në ceremoninë mortore. Mamaja e Luisit dhe babai janë në gjendje shoku. Mamaja e Luisit ka qenë larguar që në 27 dhjetor nga Gjerbësi. Nipi vinte dhe ikte nga fshati vazhdimisht. Nuk kemi marrë avokat e s’do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Dua drejtësi, për mua nipi duhet të varet' tha xhaxhi.

Tre të rinjtë e kanë pranuar autorësinë e krimit, në prani të psikologut dhe avokatit, ndërsa janë shprehur se gjithçka e nisën për t'i grabitur lekët por se situata u doli jashtë kontrollit. Drita Saliaj u gjet e pajetë dje në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), Luis Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur. Gruaja u shërbeu edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë një ditë më pas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar