Dua Lipa arrin 2 miliardë klikime me këngën 'New Rules' (VIDEO)

Dua Lipa arrin 2 miliardë klikime me këngën 'New Rules' (VIDEO)

Pjesë nga kënga 'New Rules'

Dua Lipa është shqiptarja e parë që arrin të ketë 2 miliardë klikime vetëm në një video në Youtube.

Super hiti “New Rules” nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas linçimit.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, “Dua Lipa”, kënga që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën.

Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë