Dua Lipa befason fansin 8-vjeçar, dëgjon i pari këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka arritur të surprizojë së fundmi një fans të vogël.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në BBC Radio One, Dua zgjodhi që një djalë 8-vjeçar, i quajtur Sam, të dëgjonte për herë të parë këngën e saj më të re, me titull “Don’t Start Now”.

Mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Më pëlqen shumë! Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, është shprehur  Sam në transmetim të drejtpërdrejtë radiofonik, duke iu referuar këngës së publikuar në janar të këtij viti.

Tejet e qeshur për komentin e sinqertë të djaloshit 8-vjeçar, Dua Lipa u shpreh se ndjehej vërtetë e lumtur që projekti i saj më i fundit muzikor u dëgjua pikërisht nga ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite