Këngëtarja shqiptare Dua Lipa nuk mund të mungonte në ndarjen e çmimeve ‘BRIT Award 2019’. Ajo tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj që po komentohet gjerësisht në median botërore.
Teksa u shfaq të rrëmbente çmimin ‘Best Single’ për këngën “One Kiss”, bashkë me Calvin Harris mbante veshur një fustan të shkurtër, që i përngjan flamurit të Kosovës.
23-vjeçarja u shfaq me një fustan blu të shkurtër, me motive yjesh e ndërsa në pjesën mbrapa përfundonte me një fjongo gjigande dhe për t’a kombinuar mbante sandale ngjyrë floriri. Të gjithë elementët e përfshirë në veshjen e saj të bëjnë të mendosh se ka të bëjë me flamurin e Kosovës.
Dua gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj dhe vetëm pak ditë më parë Kosova festoi Ditën e Pavarësisë . Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se fustani i Dua-s ngjan shumë me flamurin Europian.